A u përmend fjala “ndyrësirë” gjatë debatit Veliaj-Dado? Tema publikon audion e seancës së gjyqit

24 Shkurt 2025, 20:59Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Veliaj dhe prokurori Ols Dado

Kjo është një audio nga seanca paraprake gjyqësore. Do pak vëmendje të kuptosh degradimin e prokurorit dhe përpjekjen e gjyqtarit për të qetësuar.

E reja që del nga audio është se Olsi Dado ka kërcënuar më shumë se sa me fjalën ndyrësirë. Ai është duke thënë me mërmëritje “E di ku shkon ky, merret me mua”. Pra në vetëdijen e prokurorit që mendon me zë, Veliaj është dikush fati o të cilit varet nga emocionet e tij.

Dëgjojeni si e thotë me vete nga sekonda e tretë.

“E di ky se ku, merret me mua ky, gënjeshtar … Pastaj dëgjohet gjykatësi që thotë të lutem dhe Olsi Dado vazhdon me vete në sekondën e ‘10 fjalën “ndyrësirë…” .

Pas kësaj shpërthen dhe ngre zërin duke thënë tekstin që shpërndan të zbardhur gjykata. “S’ke turp që thua banesën e prokurorit këtu…”

Kur e shikon që humbet kontrollin gjykatësi Bani thotë tre herë “prokuror prokuror, prokuror…

Kjo është videoja bruto. Nëse pastrohet nga zhurmat kjo mund të dëgjohet dhe më qartë. Nëse publikohet gjithë videoja, do të dëgjoni si Olsi Dado thotë “je patologjik”, “patologjik”.

Përtej kësaj përpjekje teknike për të ilustruar çfarë ka ndodhur në seancë, është e turpshme që Gjykata të mohoj deklarata që janë bërë në sy të dëshmitarëve.

Aty është kreu i SPAK, që ndoshta se ka dëgjuar kolegun të thotë këto që dëgjohen, aty është gjykatësi i cili edhe pse e ka dëgjuar qart dhe përpiqet ta qetësoj deklaron se nuk ka ndodhur. Aty ndodhen dëshmitarë dhe vet personi nën hetim që është përball me të, dhe na duhet tani të provojmë me mjete teknike mungesën e integritetit të tyre. Nëse Prokurori dhe gjykatësi mohojnë video ata mund të ngrenë padi dhe ta çojnë atë për ekspertizë ligjore. Kjo nuk është më çështje inatesh personale dhe sjellje prej kokoracash në sallë të gjyqit, por çështje e integritetit të drejtësisë shqiptare./Burimi: Gazeta TemA

Video