FONDET britanike? Miliona PAUND janë ofruar për të hapur vende pune në Shqipëri dhe DHURATA për burgjet! (HARTA e DONACIONEVE)

17 Shkurt 2025, 10:08Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fotomontazh nga VoxNews

Gazeta The Sun ka publikuar një artikull me titull: “Mbretëria e Bashkuar shpenzon miliarda në projekte të çmendura të huaja si gjenerata Kenyan”.

Sipas The Sun, taksat Britanike po shpërdorohen në fermat e karkalecave në Bangladesh, seminaret e poezisë në burgjet kolumbiane dhe leksionet gjinore në Kenia.

Britania shpenzon rreth 15 miliardë paund në vit për ndihma jashtë shtetit, 9 miliardë prej të cilave janë nga Ministria e Jashtme.

Ministria e Jashtme ka ofruar gjithashtu 500,000 paund nga paratë e taksapaguesve për të blerë 15 furgona elektrike që do t'u dhurohen burgjeve shqiptare, të siguruara nëpërmjet një tregtari lokal të Porsche.

FONDET britanike? Miliona PAUND janë ofruar për të hapur vende
Mbretëria e Bashkuar shpenzon miliarda në projekte të çmendura të huaja si gjenerata Kenyan

Në kontratë shkruhet se  makinat do të ndihmonin shtetin ballkanik të lëvizte "drejt Net Zero dhe është pjesë e një nisme më të gjerë gjelbërimi".

FONDET britanike? Miliona PAUND janë ofruar për të hapur vende
Britania, flotë automjetesh dhuratë për burgjet shqiptare

Zyrtarët kanë caktuar gjithashtu 1.9 milionë paund  për të krijuar vende pune në Shqipëri për të ndaluar qytetarët e saj të largohen nga vendi.

Ish-këshilltari i qeverisë Jason Brown, i cili ka nisur fushatën “The Waste Files”, kritikoi: “Me taksat në nivele marramendëse dhe familjet punëtore që luftojnë për të përballuar jetesën, britanikët lart e poshtë vendit do të habiten që paratë e tyre të fituara me mund po shpenzohen për dërgimin e makinave elektrike në burgjet në Shqipëri”.

Këto investigime në Britaninë e Madhe janë shtuar pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili në ditën e tij të parë në detyrë më 20 janar, vendosi një ngrirje 90-ditore të të gjithë ndihmave për vendet e tjera.

Për 90 ditë, të gjitha instancat do të kontrollojnë se ku dhe për çfarë jepen fondet; nëse janë në koherencë me parimet dhe vlerat amerikane, fondet do të vazhdojnë të lëvrohen.

Edhe në Shqipëri erdhi një listë me të gjitha institucionet që do t'u ndërpritej burimi i të ardhurave nga Amerika./Marrë nga The Sun, përshtati në shqip, VoxNews.

Video