Librazhd-Qafë Thanë, situata ende kritike

2 February 2026, 16:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Librazhd-Qafë Thanë, situata ende kritike

Qarkullimi i automjeteve në aksin nacional Librazhd-Qafë Thanë, këtë të hënë në zonën problematike të kthesave të Dragostunjës, vijon të kryhet me vështirësi.

Aktualisht, vetëm një korsi e gjysmë e rrugës është e hapur, ndërsa një gur gjigant ndodhet ende mbi asfalt, duke përbërë rrezik real për drejtuesit e mjeteve.

Ajo që bie më tepër në sy, një ditë pas ngjarjes së rëndë, është mungesa e autoriteteve në terren. Nuk ka sinjalistikë paralajmëruese, as punonjës që të këshillojnë drejtuesit e mjeteve të ulin shpejtësinë në një segment që mbetet tejet i rrezikshëm.

 



Video