“Kjo është Tirona jonë, Tirona kontradiktës
E luftës, e paqes, e errësirës dhe e dritës
Mashtrimit të vërtetës, shpifjes, interesit,
e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit”
22 vite pasi Edi Rama këndonte këto vargje si kryebashkiak i Tiranës bashkë me West Side Family, ‘Tirona’ mbetet ende e kontradiktës.
...dhe kontradikta e madhe e kësaj të hëne u shpalos me gjithë fuqinë e vet në disa qindra metra distancë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Përballë Kryeministrisë, dhjetra qytetarë u tubuan për të gjashtën ditë me radhë poshtë zyrës së Edi Ramës për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, duke i kërkuar heqjen e TVSh-së për ushqimet e shportës, për naftën dhe miratimin e minimumit jetik.
Disa dhjetra metra më në jug të tyre, në Sheshin Nënë Tereza nisën tubimin dhjetra të tjerë, por që nuk kanë të njëjtin hall me të parët. Ata u mblodhën për të ndjekur koncertin me këngëtarin Maluma me rastin e Ditës së Verës.
Vija ndarëse si me thikë ishte Hotel Rogner dhe ka nga ata që e kanë kaluar, duke u shndërruar nga protestues në festues, e nga festues në protestues. Po ju çfarë po bëni sonte: po festoni, apo po protestoni?
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.