
Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për miqësinë dhe më pas armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit nga ku qarkullonin shuma të mëdha parash, i ktheu në dy armiq me përplasje të ashpra dhe përpjekjet për të eliminuar njëri tjetrin.
Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, grupi i Ervis Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Leonard Dukës.
Kreu i klanit ‘Duka’, Leonard Duka pasi dështoi të eliminonte Ervis Martinajn, i zhdukur prej gushtit 2022, filloi që t’i merrte hak duke i hequr qafe rrethin e ngushtë. Kështu dyshohet se Duka është porositësi i vrasjes së Santiago Malkos, krahut të djathtë të Martinajt.
Duka nuk u ndal me kaq ai hapi fjalë në “botën e errët” se ofronte 2 milionë euro, kush jepte informacion për Ervis Martinaj dhe 10 milionë euro kush e vret.
Fjalën kishte filluar ta hapte Gjin Ndoj dhe Martinaj në komunikim me Leonard Dukën shprehet se ne e rrëmbyem dhe na tha që ka gënjyer më pas ne e vramë.
Këto premtime vunë në lëvizje “qitësit” e botës e krimit dhe filluan të afrohen me Klanin “Duka” duke marrë përsipër eleminimin e Martinajt.
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.