Frident Kuqi and Halil Gashi win the 62 million USD auction to b...
/ 2026-10-26 22:13:42Focus
Strukturat drejtuese të PD në Shkodër kanw propozuar Xhemal Bushatin për kryetar bashkie.
Propozimi do të kalojë për miratim Kryesisë qendre në Tiranë.
Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partisë dhe strukturat drejtuese të Degëve në 6 bashkitë, do të propozojnë kandidatët.
Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PD.
Një ditë më parë, strukturat e PD propozuan kandidatët për kryetar bashkie edhe në qytetin e Durrësit dhe atë të Rrogozhinës. Në Durrës është propozuar emri i Luan Hotit, ndërsa në Rrogozhinë Ferdinant Saraci.