Yuri Kim kërkon zgjatjen e afatit të komisionit parlamentar për inceneratorët

2022-02-04 13:00:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Yuri Kim kërkon zgjatjen e afatit të komisionit parlamentar për
Yuri Kim

Ambasada amerikane në Tiranë kërkon zgjatjen e afatit të komisionit parlamentar për inceneratorët.

Në një postim në Twitter, Yuri Kim thotë se lufta kundër korrupsionit është prioritet për SHBA-në prandaj kërkon që afati i punës së komisionit të zgjatet.

“Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritetet e SHBA-së në Shqipëri. Mirëpresim zgjatjen e komisionit parlamentar për inceneratorët.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura. Ne do ta shikojmë këtë nga afër” shkruan Yuri Kim.

 


Video