Ndërron jetë Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA

2022-03-23 19:48:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndërron jetë Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e

Madeleine Albright, e para Sekretare Amerikane e Shtetit, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar me anë të një email-i për stafin e Albright Stonebridge Group, një firmë e themeluar nga Albright.

Madeleine Albright ka qenë figurë kryesore e administratës së Presidentit Bill Clinton, fillimisht duke shërbyer si ambasadorja amerikane në OKB, përpara se të bëhej Sekretare Shteti.

Ajo punoi për zgjerimin e NATO-s, këmbënguli që aleanca të ndërhynte në Ballkan, kërkoi të ndalej zgjerimi i armëve bërthamore dhe luftoi për të drejtat e njeriut dhe demokraci në të gjithë botën.

Ajo luajti një rol të rëndësishëm në pavarësinë e Kosovës gjatë presidencës së Bill Klinton, ku pati ndikimin e saj në arritjen e marrëveshjes së Rambujesë.


Video