In recent weeks, the media have published a scandal that is directly related to Monika Kryemadhi's family members.
Her brother, Drini Kryemadhi, was employed by SGS at the end of 2013 and until 2020 he was paid about 4 million lek monthly salary.
Apart from the name on the company slip and the last name of her sister, deputy and then chairwoman of the LSI, no one has seen Drini Kryemadhi at work. Officially, it is difficult to discover his appearances in the approval premises, but unofficially they report that in 7 years at work he has appeared only one week in total.
SGS was interested in this employment, since with Drini's salary it had gotten rid of controls from the Ministry of Transport, where the minister at that time was Edmond Haxhinasto.
Everyone wins! The company violated the contract, did not carry out the planned investments and turned into a nursery of corruption, where the vehicles passed the technical control with 20 thousand lek in hand.
Fitonte gjithashtu edhe Drini Kryemadhi dhe të vetmit që humbisnin ishin shqiptarët, që mbajtën në kurriz një koncesion të dyshimte për një dekadë.
Lehtësisht është e verifikueshme që kontrata e SGS-së nuk është monitoruar në asnjë moment nga Njësia e Zbatimit e ngritur nga Ministrat e LSI-së, duke mos përmbushur detyrimet që parashikohen në kontrate. Gjithashtu në arshivat e Ministrisë së Transporteve nuk rezulton të ketë praktika ose procesverbale kontrolli të mbajtura nga kjo njësi. Madje nëse do të verifikohen të gjitha detyrimet që kjo njësi ka patur do të evidentohen dhjetra shkelje.
Lind pyetja cila është arsyeja që personat që kishin për detyrë të monitoronin këtë kontratë shpërdoruan detyrën. Nga gjetjet që kanë publikuar media lind dyshimi i arsyeshëm se motivi që SGS u favorizua ishte rryshfeti që i jepej shtetasve Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta.
Nga gjetjet e deritanishme rezulton se shtetasi Drini Kryemadhi, vëllai i Monika Kryemadhit dhe kunati i Ilir Metës, në vitin 2013 kur Edmond Haxhinasto ishte Ministër i Transporteve është punësuar pranë shoqërisë SGS me përshkrimin “inxhinier i thjeshtë mekanik“. Ngrihet dyshimi i arsyeshëm se e gjithë kjo ka shërbyer si një “qokë“ për Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nga viti 2009 – 2020, pasi:
Së pari, paga e shtetasit Drini Kryemadhi ka nisur me rreth 120 000 lekë dhe në dhjetor të vitit 2013 (dy muaj pasi ishte emëruar Edmond Haxhinasto Ministër) është trefishuar duke shkuar në vlerën 385 000 lekë. Nga dhjetori 2013 deri në janar 2017, Drini Kryemadhi është paguar çdo muaj me 385 000 lekë nga SGS, më pas është paguar në shumën 392 700 lekë përgjatë muajve vijues deri në përfundimin e kontratës koncensionare ku në dhjetor të vitit 2020 ka marrë si shpërblim shumën prej 3 235 594 lekë. Totali i shumave të përfituara nga Drini Kryemadhi është plot 36 044 594 lekë në formë pagese si pagë.
Së dyti, ngrihen dyshime se vetëm shtetasi Drini Kryemadhi është paguar me një page 4 herë më të madhe se cdo inxhinier tjetër, madje Drini Kryemadhi është paguar dhe më shumë se CEO i kompanisë, shtetasi Alexandros Michail. Një fakt i pa precedentë ku një inxhinier i thjeshtë paguhet më shumë sesa drejtori ekzekutiv i shoqërisë.
Së treti, rezulton se shtetasin Drini Kryemadhi nuk e njohin persona të tjerë të punësuar në SGS të cilët në një rast normal duhet të ishin kolegë dhe të kishin njohje dhe gjithashtu nga informacionet e marra rezulton se ky person nuk ka qenë asnjëherë prezent në punë, nuk ka asnjë dokument në këtë shoqëri të firmosur nga Drini Kryemadhi dhe asnjë raport pune ku reflektohet prezenca e tij. Madje përgjatë kohës që Drini Kryemadhi ka marrë pagën e plotë sikur të kishte punuar 24 ditë pune rezulton se ky shtetas të ketë qenë në periudha të ndryshme jashtë Shqipërisë, e verifikueshme kjo lehtësisht nga sistemi TIMS, pra vërtetohet katërciprisht se shtetasi Drini Kryemadhi është paguar për një punë që nuk e ka bërë dhe nuk ka qenë prezent në këtë shoqëri përgjatë kohës ku është reflektuar sikur ka qenë në ambientet e punës.
Së katërti, në të njëjtën kohë që Drini Kryemadhi duhet të ishte mekanik tek SGS-ja, ky person rezulton të jetë dhe pronar i dy bizneseve, pra në kohën që angazhohej me kontrollin e makinave dhe që merrte një pagë 4 herë më të lartë se një inxhinier normal, madje më shumë sesa CEO i kompanisë, ky person zotëronte shoqëritë “Event“ me NIPT K61313009D dhe “Tirana DKK“ me NIPT J61902088N. Një fakt tepër i çuditshëm dhe i paprecedentë i cili krijon bindjen se Drini Kryemadhi nuk ka shërbyer ndonjëherë si mekanik pranë shoqërisë SGS, por është regjistruar fiktivisht vetëm për të legjitimuar paratë e marra nga kjo shoqëri, në mënyrë që kësaj shoqërie t‘i ofrohen favore të padrejta.
Këto janë disa nga faktet që do të mjaftonin që zoti Kryemadhi, motra e tij dhe kunati i tij të ishin marr të pandehur nga SPAK.
© Copyright Vox News
This article is exclusive to Vox News, it is copyrighted according to Law No. 35/2016, "On copyright and related rights". The article can be republished by other media only by citing Vox News and placing the source link at the end, otherwise any violator will be held responsible according to Article 178 of Law No. 35/2016.