Dorëheqja e drejtorëve, reagon për herë të parë Rama!

2026-11-02 13:52:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dorëheqja e drejtorëve, reagon për herë të parë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot reformën e re të administratës publike, të quajtur “Shkalla e Meritës”, duke shpjeguar mënyrën se si do të funksionojë dhe ndryshimet që synon të sjellë në sistemin e administratës shtetërore.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te tre shtyllat kryesore të reformës, hyrja në administratë përmes testimit kombëtar, përparimi në karrierë bazuar në meritë dhe përgjegjshmëria në drejtimin e institucioneve.

Kreu i qeverisë foli gjithashtu për procesin e vlerësimit të drejtuesve dhe dorëheqjet e disa prej tyre nga postet që mbanin pak ditë më parë.

Rama: Me Shkallën e Meritës po futemi te një element që i ndikon të gjithë të tjerët: njerëzit e administratës dhe mënyra se si menaxhohet dhe vlerësohet ky kapital njerëzor i Republikës së Shqipërisë. Kur ishim duke hyrë në këtë proces, thosha gjithmonë ‘OK, po shtyjmë dhe këto drejtime negociatash do të hapen, por pastaj si do t’ia bëjmë kur të ulemi në tryezë?’, sepse kisha merak për nivelin e përgatitjes dhe disiplinës që kërkon një proces i tillë.

Sot konfirmohet hap pas hapi nga Brukseli dhe partnerët europianë se administrata jonë ka, fatmirësisht, njerëz që njohin në detaje fusha shumë komplekse, që gëzojnë respekt dhe janë të përkushtuar me jetën e tyre profesionale në shërbim të Republikës së Shqipërisë. Flas për qindra njerëz që ekzistojnë në Shqipëri dhe që kemi detyrimin t’i njohim dhe t’i vlerësojmë me shumë më tepër kujdes.

Një nëpunës mund të punojë me përkushtim për vite me radhë dhe përsëri të mos ketë fatin të rritet në karrierë, sepse mund të ketë një drejtues që nuk ia çmon vlerën. Dhe kjo është e padrejtë.

Kjo bëhet e padrejtë edhe për qytetarët që shërbehen, sepse krijon brenda organizimit të administratës një mpirje dhe demotivim, duke prishur atë shkallë të meritës që ne do ta vendosim në qendër të vëmendjes sonë dhe që do të jetë prioriteti i ministrisë së re.

Një pagë më e mirë dhe kushte më të mira pune nuk e zgjidhin problemin themelor, meritën. Dallimin nuk do ta lëmë në dorën e një drejtuesi apo të një tjetri, por do të bëhet në mënyrë sistemike.

Këtu merr rëndësinë themelore Shkalla e Meritës. Së pari, hyrja në administratë përmes testimit kombëtar për dëshmi të njohurive. Ky testim do të bëhet në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, e cila po adopton modelin e provimeve të Kembrixhit. Ata që e kalojnë me sukses pajisen me certifikatë për katër vite dhe vazhdojnë konkurrimin.

Secondly, career advancement. There are many complaints about meritocracy, but it should not only be a requirement that the state makes to civil servants, but also a guarantee that the state gives them, affirming that merit is recognized.

Third, accountability for the management of institutions.

Ten days ago, hundreds of managers underwent a performance evaluation process. It is not a competition to see how many managers leave or to change names, remove Colin and bring in Loli. It is a request to see where the work has faltered and where it has produced worse results for the state. Where problems recur, there should be consequences, without compromising the capacities and the process of negotiations with the EU.


Video