Vetëvritet 61-vjeçari në Durrës

2022-04-19 16:31:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vetëvritet 61-vjeçari në Durrës

Një 61-vjeçar mendohet se është vetëvrarë duke u varur në një pemë pranë banesës së tij në lagjen numër 15 të Durrësit.

Policia njofton se viktima është shtetasi me inicialet I.A.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk konstatohen shenja të tjera dhune, përveç telit që viktima mendohet se ka përdorur për t’u vetëvrarë.

Policia njofton se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 


Video