The investigative show Inside Story has published a documentary where it reveals the unknown past, but also the scandals of the present for the former deputy prime minister Arben Ahmetaj, who is often labeled as the politician of affairs.
From 1998 to 200, Arben Ahmetaj held the position of Director of Taxes, from where he quietly left, after investigations into a corruption file, which has been kept secret.
Then at that time, Ahmetaj goes into private business. He had enough connections and power to target big state contracts.
On July 24, 2000, Arben Ahmetaj created the "Hermes" Company that operated in the field of telecommunications. Initially, he is the sole shareholder and administrator. Then, it attracted well-known names to the partnership that today own concessions worth tens of millions of euros. "Hermes" was one of the "rural" landline companies that made the interconnection with Albtelecom at that time. The object offered the service in the surroundings of Tirana and Durrës. A company that would provide Ahmetaj with millions of dollars in profits and a huge stain of corruption. A story that, despite the efforts to cover it up, continues to haunt him. But let's take things in turn.
On August 16, 2000, Ahmetaj's company was registered with the KKB. Although he did not have the necessary experience, just two weeks later, on August 31, 2000, the businessman Ahmetaj manages to secure a large contract with Albtelecom for the exchange of telephone traffic. The contract was signed by the then director of Albtelecom Dhimitraq Rafti, considered one of the close people of Arben Ahmetaj and the prime minister of the time Ilir Meta.
After the numerous debates and accusations caused by the scandal of the interconnection contract with "Hermes", Rafti would be dismissed from office. The contract was followed by the signing of 4 appendices. This also hides the abuse that openly favored Ahmetaj's company and brought tens of millions of dollars in damage to the state.
Adriatik Doçi: Afera e tij e pandëshkuar nga drejtësia edhe për shkak të kalimit të afateve daton me cështjen e albtelecom ku është finalizuar si aferë në 2004, afera denoncohej shumë nga ish presidenti Berisha dhe paralajmëronte për ngritjen e një komisioni hetimor, u ngrit, u faktuan dhjetra milionë euro të vjedhura përmes shitjes së impulsive telefonike që albtelecomi i bënte kompanis Hermes me pronar Arben Ahmetaj dhe impulse i shiteshim me një çmim 40 herë më lirë kompanisë Hermes dhe kompania përmes rishitjes përfitonte miliona euro.
Në një prej shtojcave të konstratës me Albtelecom, parashikohej tarifimi i kompanisë së Ahmetajt me vetëm 0.5 lekë për impuls telefonik. Kjo binte në kundërshtim me vendimin e Këshillit Mbikqyrës të kompanisë shtetërore të telefonisë që kishte vendosur një çmim prej 4 lekësh. Pra, kompanitë e tjera rurale që ofronin të njëjtin shërbim si Arben Ahmetaj paguanin plot 3.5 lekë më shumë për impuls. Çmimi mund të ndryshohej vetëm me vendim parlamenti pasi shërbimi i telefonisë aso kohe ishte i një rëndësie strategjike. Nga përllogaritja që Albtelecom ka bërë më pas, dëmi ekonomik i shkaktuar nga biznesi i Ahmetajt është plot 22 milionë dollar. Kjo është shuma që ka kërkuar ish-kompania shtetërore në procesin ligjor në gjykatë. Bëhet fjalë për fitimin e munguar që do të duhej të shkonte në arkën e shtetit, por ka shkuar në arkat e kompanisë së Arben Ahmetajt.
Në Prill të vitit 2010 Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Albtelecom për kthimin e shumës prej 22 milionë dollarësh nga kompania “Hermes”. Një vit më vonë, Apeli ka gjetur një sërë shkeljesh në vendimin e shkallës së parë dhe ka vendosur rishqyrtimin e çështjes në themel.
Edhe Gjykata e Lartë, me vendimin e datës 5 Maj të vitit 2015 i dha të drejtë Apelit duke konstatuar të njëjtat problematika. Çështja në fakt u kalua në Gjykatën Administrative…Aty, Ahmetaj arriti ta mbyllë përfundimisht këtë skandal në favorin e tij. Gjykata Administrative, përmes vendimit numër 1992 datë 25.04.2016 ka vendosur pushimin e çështjes. Bën përshtypje fakti se motivi i pushimit të çështjes është tërheqja nga çështja e palës së dëmtuar, pra Albtelecom që tashmë është kompani private. Nuk dihet nëse kompania është tërhequr me konsensus apo ka pasur presione. Fakt është që vendimi i gjykatës për pushimin e çështjes duke e motivuar me tërheqjen e palës paditëse përkon me kohën kur Ahmetaj ka qenë Ministër Financash.
Endri Shabani: Në këtë pikë pritshmëria është tek drejtësia, e cila mund të rikuperojë duke i ndëshuar për shoërdoimin që aa I bëjnë buxhetit të shtetit
Në vitin 2003, teksa biznesi i Ahmetajt vilte miliona dollar nga impulset telefonike, ai u emërua zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë, dikaster që kishte në varësi edhe Albtelecom. Pra, një institucion me të cilin ai po bënte biznes. Përmes kësaj kontrate që shihni, ai ia shiti aksionet bashkëshortes Albina Mançka. Me 63 % të aksioneve familja Ahmetaj mbetej kontrolluese e kompanisë. Pra, në thelb nuk ndryshonte asgjë.
Çuditërisht periudha e aktivitetit në vitet 2000 – 2003 nuk ka asnjë shënim në CV-në e Ahmetaj. Ai nuk përmend asgjë në lidhje me eksperiencën e tij në fushën e sipërmarrjes private, një aktivitet që mundohet ta fshehë me sa të mundet për shkak të skandalit me impulset telefonike.
Nëse shohim në vendimin e Gjykatës së Lartë, padia e Albtelecom për kthimin e 22 milionë dollarëve i adresohet subjektit “Primo Communication”, që në vetvete ishte pasardhëse e kompanisë “Hermes”. Tjetërsimi ishte pjesë e një serie veprimesh dhe shit-blerjesh aksionesh që duket se bëhej për të humbur gjurmët. Kjo skemë, nisi kur Ahmetaj sipas informacioneve u thirr në prokurori aso kohe për çështjen.
Adriatik Doçi: Pas ngritjes së kom hetimor dhe nisjes së hetimeve kishte një largim nga vendi drejt rumanisë së Ahmetajt. Kur erdhi në pushtet Berisha tregoi se nuk i kishte seriozisht kërcënimet pavarësisht se kishte ndikim deri diku mbi prokurorinë dhe u rikthyen dhe palët vazhduan pazaret.
Tani, do të sqarojmë oktapodin e kompanive që tjetërsohen dhe ndryshojnë emra, por, origjina e tyre lidhet me biznesin e impulseve.
Në nëntor të vitit 2006 përmes këtij dokumenti që shihni, Ahmetaj e bashkon me përthithje “Hermes” me kompaninë “H-Communication”. Emri “Hermes” zhdukej. Emri i kompanisë së re do të ishte “H-Communication”. Në momentin e bashkimit, Ahmetaj kontrollonte përmes bashkëshortes65 % të aksioneve.
Paketa e mbetur prej 35 % ishte në pronësi të Vilma Nushit. Kjo e fundit, ka marrë konçesionin e Chek-Up në Shëndetësi në vitin 2013, kohë kur ortaku i saj Arben Ahmetaj u bë ministër i Ekonomisë. Në detyrën e administartorit në kompani ishte Arben Seferaj, një emër i njohur të cilit Ahmetaj do ti jepte dorë për ngjitjen në krye të OSHEE në vitin 2014, pas rishtetëzimit të kompanisë. Në vitin 2003, siç Ahmetaj ka sqaruar në deklaratën e pasurisë, aksionet e tij ia ka kaluar bashkëshortes. Por, de fakto ai nuk heq dorë kurrë nga kontrolli teksa ekspozohet si konsulent. Në periudhën mes viteve 2005-2008 është paguar me 1 milionë e 50 mijë lekë të reja nga kompania.
Referuar kësaj kontrate që shihni, në 28 Maj të vitit 2008, “H-Communication” shitet tek kompania “Albania Online Service Provider” e drejtuar nga Ylli Panariti. Vlera totale e shitjes ishte 1.8 milionë euro. Bashkëshortja e Ahmetajt përfitonte 795.600 euro për 44.2 % të aksioneve. Blerësit do të paguanin menjëherë 60 % të vlerës ndërsa interesante është një klauzolë e kontratës. Aty, përmendet konflikti i mbartur i “Hermesit” të Arben Ahmetajt për abuzimin me Albtelecom. Pagesa e mbetur prej 40 % do të kryhej kur të zgjidhej në favor konflikti me Albtelecom për marrëveshjen e interkonjeksionit të vitit 2000. Në kontratë shuma e cilësuar e skandalit me Albtelecom është 2.2 milionë dollar. Nuk dihet nëse është lapsus pasi në padinë në gjykatë, shuma e kërkuar nga kompania e Ahmetajt është plot 22 milionë dollar abuzim.
Me bashkimin në kompaninë e re, tashmë u zhduk nga QKB “H-Comunication” e cila kishte emrin dhe gjurmët e Ahmetajt. Por, bie në sy fakti se shuma prej 795 mijë eurosh për paketën e aksioneve të bashkëshortes së Ahmetajt nuk rezulton të jetë renditur në deklaratën e pasurisë për periudhën në fjalë. Pra, me gjasë shitja nuk u bë kurrë dhe familja Ahmetaj ishte ende kontrolluese e biznesit. Ose në të kundërt, jemi përballë evazionit fiskal dhe mosdeklarimit korrekt të pasurisë për një vlerë rreth 800 mijë euro.
Në oktapodin e transaksioneve përfshihet edhe kompania “Bindi Integrated”, sërish subjekt i lidhur ngushtë me Arben Ahmetajn. Referuar deklarimit të pasurisë, ai rezulton se është paguar plot 45 mijë euro nga kjo kompani si konsulent i jashtëm, për periudhën shtator 2008-mars 2009.
Në fakt, “Bindi Integrated” u shkri për tu bashkuar me të njëjtën kompani që përthithi “Hermesin” e famshëm të Ahmetajt. Ky është dokumenti që tregon kalimin 100 % të kuotave në favor të “Albania Online Service Provider”. Në këtë dokument tjetër,zbulohet se bashkimi në fakt është në kompaninë “Primo Communication” që është emri i ri i “Albania Online Service Provider”. Pra, Ahmetaj është paguar nga një kompani që praktikisht u bashkua me subjektet që dikur vetë themeloi dhe përvetësoi miliona nga shteti.
Kompania Albania Online Service Provider” ka përthithur edhe subjektin “Albania Fiber Backbone” dhe sërish administrator rezulton Ylli Panariti.
Bie në sy fakti se në këtë kompani rezulton aksioner themelues “Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve”. Nga verifikimi i deklarimit të pasurisë, në periudhën Janar-Shtator 2004 bashkëshortja e Ahmetajt, Albina Mançka ka marrë 18 mijë dollar shpërblim nga Fondi. Pra, jemi para një tjetër bashkimi kompanish të lidhura me Ahmetajn.
Në Maj të vitit 2008, bëhet një tjetër transaksion dhe kompania që përthithi aksionet e familjes Ahmetaj i shitet “Telekom Sllovenisë” që blen fillimisht 75 % të kuotave e më pas edhe pjesën tjetër.
Në Prill të vitit 2009 kompania ndryshon emrin në “Primo Comunication”. Emri me të cilin çështja e vjedhjes së parave publike shkoi në Gjykatën e Lartë. Por, për të humbur gjurmët nga abuzimi prej 22 milionë dollarësh, edhe emri i kompanisë “Primo Comunication” është zhdukur. Në Shtator të vitit 2014 ndryshohet sërish emri nga Primo, në “Vivo Comunication”.
Në fakt, nëse kërkon në QKB rezulton se me numrin e niptit që kanë pasur këto kompani sot rezulton shoqëria “Tibo Comunicattion”. Pra, është e njëjta gjë nëse përmendim emrat e kompanive “Albania Online Service”, “Primo Comunication”, “Vivo Comunication” e në fund kompania finale Tibo. Ato janë rezultat i një morie transaksionesh dhe përthithjesh që kanë pikënisje nga kompanitë e Arben Ahmetajt “Hermes” dhe “H -Communication”. Tek ekstrakti i TIBO, bie në sy se kompania është themeluar me emrin “PMP Albanian Netuork” nga Robert Mane dhe Ylli Panariti. Ky i fundit, i njëjti person që bleu kompaninë e Ahmetajt “H-Communication”.
Tibo, është vënë shpesh në qendër të akuzave për pirateri televizive. Nuk dihet nëse sot kjo kompani ka lidhje të drejtëpërdrejtë me Ahmetajn, por, transaksionet që treguam hap pas hapi përmes një oktapodi kompanish ngrenë dyshime të forta.
Së fundi, ka të dhëna për një transaksion të ri që nuk ëhstë depozituar në QKB deri në transmetimin e këtij dokumentari. Në KOmpaninë Tibo, është bërë aksioner shtetasi Gerian Kuka, i njohur si mik i afërt i Arben Ahmetajt. Personi në fjalë, është pjesë e një tjetër transaksioni që lidh Ahmetajn jo vetëm me pasardhësen e kompanisë “Hermes”, por edhe me biznesmenët e inceneratorëve. Pak më poshtë, do të zbulojmë dokumente ekskluzive se si ky personazh, kryen transaksion qindra mijëra euro për një pronë luksoze për llogari të ish-zëvendëskryeministrit…
At least, the former deputy prime minister has fulfilled the initial goal, that of erasing the traces of the scandal that brought the state company ALbtelekom 22 million dollars in damage.
The "Hermes" file is an issue that has been haunting Ahmetaj for 22 years, despite his attempts to eliminate it, as shown by the maneuvers with the alienation of companies...