Skandali / Gazetarja publikon vjedhjet me tenderat të Ergys Verdho, skemë e ngjashme si e Evis Berberit

2024-04-12 16:27:45Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ergys Verdho

Ergys Verdho, ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, abuzon hapur me pagesën e faturave të energjisë elektrike, duke paguar më pak para se çdo qytetar tjetër i këtij vendi, dhe këtë e bën falë një “marifeti” me aparatin matës të energjisë elektrike, siç e ka ekspozuar gazetarja Rovena Cerka.

Por kjo është vetëm maja e akullnajës për “bëmat” e Verdhos, i cili ka mbajtur postin e disa prej drejtorive më të rëndësishme që qarkollojnë sasi të mëdha parash por njëkohësisht që kanë qenë në qendër të mega-skandaleve korruptive për vjedhje milionëshe euro si KESH dhe ARRSH.

Siç zbulon gazetarja Cerka, Verdho paguan më pak drita sesa abonentët e tjerë. Sepse lidhja e tij e instaluar ka një fuqi prej 9 kË, ndërsa sahati i tij ka një fuqi prej 20a po 25 Amper. Kjo thonë ekspertët çon në një faturë më të reduktuar.

Verdho rezulton se ka themeluar kompaninë V&CE Studio me bashkëaksioner Ndriçim Allkaj, pasi ka marrë tenderin e parë, ai ka vendosur ta shesë kompaninë për 50 euro. Kjo kompani ka marrë tendera publikë në bashkëpunim me kompaninë SPHERA shpk, e cika ka kaluar në disa akte dhurimi të njëpasnjëshme që ngrenë dyshime se kush është pronari faktik.

Gazetarja thotë se kompanitë e themeluara prej Verdhos janë shitur për çmime qesharake dhe kanë kaluar disa herë në duar të ndryshme, skemë e ngjashme me atë të Ervis Berberit, për të humbur gjurmët  e pronarit faktik dhe që më pas të përfitojnë tendera publikë.

“Kjo kompani është dhuruar disa herë, dhe në momentin që Ergys Verdho është në krye të ARRSH-së, kjo kompani kalon sërish në pronësi të Sokol Imerajt, duke bërë kështu që kjo kompani të fillonte ringritjen e saj në fushën e tenderave publikë. Sokol Imeraj dhe Ergys Verdho kanë bashkëpunuar në ndërtimin e disa objekteve në kompani të tjera, ku Imeraj ka qenë arkitekt dhe Verdho ka patur rolin e konstruktorit. Ai ka favorizuar kështu kompaninë e themeluar prej tij për të marrë tendera publikë”, shpjegon gazetarja Cerka.

Ajo tregon edhe se si Verdho arriti t’i shkaktojë arkës së OSHEE një dëm prej plot 1.5 milionë euro, duke shitur energjinë me çmim të lirë prej 150 euro në kohë krize, dhe më pas duke blerë energji nga tregjet e huaja me çmim prej 250 euro.

"At the point of the energy crisis in Albania, the hydropower plant had the opportunity to store energy, but Verdho decided to produce energy and sell it at a value of 150 euros in the international market, bringing only 1.7 million euros in profits. But Albania should have energy again, and thus the need immediately arises to buy energy from the international market with a value of 290 euros, almost double the selling price by paying 3.2 million euros in the international market. Thus bringing a loss of 1.5 million euros", says journalist Cerka.

Video