Population aging in Albania, researchers: It will have major consequences for the economy

2023-11-04 22:12:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Population aging in Albania, researchers: It will have major consequences for
Population aging in Albania

In Albania, all the demographic indicators that affect the aging of the population are constantly deteriorating. The average age of 39 years, the natural increase of the population on the verge of negative growth or the high emigration, mainly of young people, are rapidly aging the population. The challenges according to experts are great, and the country is not sufficiently prepared to face them. This phenomenon has affected many developed countries, but researchers note that the consequences in Albania are more severe due to a weaker economy.

In Albania, the population has become older for several years. Only in the last 10 years, the age group of the population over 65 has increased from 11% in 2011, to around 16, while that up to 14 has dropped from nearly 21 to 16%. While the average age of the population is 39 years old from 33 a decade ago. Researchers of social developments note with concern that all demographic indicators affecting the aging of the population have worsened. The decline in the number of births is one of them. In the last ten years it has decreased by 30%, while only last year it decreased by 10% compared to the previous one. The number of births is currently 1.2 children per woman of reproductive age and for two decades it has been below the limit of 2.1 needed to renew the population. Doctors are the first to feel this phenomenon.

"I am happy when a woman comes with her third child, because these are rare cases. The age of women giving birth for the first time increased from 19-21 years old around the 90s, to 29-30 years old now. This leads to a reduction in the population because the second child comes later and leads to a decrease in the number", says Astrit Bimbashi, Head of the Obstetrics Service at the Koço Gliozheni Maternity Hospital, for Voice of America.

Although the government decided 4 years ago some financial incentives for mothers who give birth to children (40 thousand ALL for the first child, with a progressive increase for the second child 80 thousand, for the third 120 thousand ALL, and so on) this started it did not affect the increase in the number of births.

Experts in the field put emphasis on the compilation of sustainable policies for the service of pregnant women (Feto-Amtar), away from global reproductive health strategies, since Albania has a continuously declining population.

“Kemi reaguar fort për strategjinë e fundit të shëndetit riprodhues, sepse mbi të do të bëhet një ligj i ri. Për fat të keq kjo strategji kishte përdorur 217 herë fjalën kontracepsion, kurse grua shtatzënë vetëm një herë, që ne nuk na shkoi. Nuk mund të flasësh për kontracepsion në një popullatë që gati gati është zero nataliteti me vdekjet. Kjo është arsyeja që ne kërkojmë, që dhe për hir të situatës ku jemi, shërbimin Feto-Amtar ta nxjerrim jashtë shëndetit riprodhues. Sepse në fund të fundit kjo është një politikë globaliste dhe jemi vend i vogël, nuk jemi as Kina as India që të ndjekim pas politikat e tyre”, vijoi Astrit Bimbashi, Shef i Shërbimit të Obstetrikës në Maternitetin Koço Gliozheni.

Në Shqipëri shtesa natyrore ka rënë mënyrë drastike në rreth 700 persona në vit nga 64 mijë që ishte në vitin 1990. Megjithëse Shqipëria vazhdon të ketë shtesë pozitive të popullsisë, emigracioni i lartë bën që rritja të jetë negative.

Sipas një ankete të publikuar nga INSTAT për emigracionin për vitet 2011-2019, grupmosha 20-39 vjeç përbën rreth 68% të totalit prej afro 177 mijë qytetarëve të larguar nga vendi. Sipas së njëjtës anketë 50% e tyre janë të rinj të moshës 15-29 vjeç.

Ekspertët thonë se largimi i të rinjve po e plak me shpejtësi popullsinë dhe pasojat sociale në të ardhmen sipas tyre do të jenë të rënda.

“Largimi i të rinjve nga vendi do ndjehet pak me vonë kur sasia absolute e personave që përbëjnë forcën e punës, nëse vijojnë këto ritme do bjerë në mënyrë domethënëse dhe nuk do të ketë mekanizma të tjerë për t’i mbajtur, ose për t’i zëvendësuar”, u shpreh për Zërin e Amerikës, Elvin Meka, Dekan i Fakultetit të Administrim Biznesit dhe Drejtësisë, në Tirana Business University College.

Studiuesja Nevila Xhindi mendon se çdo shoqëri ka nevojë të vazhdueshme për ide të reja.

“Pyetja lind natyrshëm, me kë? Sipërmarrja, inovacioni kërkon mendje të reja energji të reja, kërkon krah punë të ri. Grupmosha e punës në Shqipëri është reduktuar ndjeshëm. Janë reduktuar idetë, mendimet, sipërmarrjet. Ka ndryshuar burimi i financimit nga qeveria, e cila nuk mund të vërë para në dispozicion për inovacion dhe mendim të ri, por duhet t’i përdorë për të plotësuar pensionet, shëndetësinë të gjithë shërbimin social që e ndjek këtë proçes”, u shpreh për Zërin e Amerikës Nevila Xhindi, studiuese.

Autoritetet thonë se kanë hartuar një strategji të posaçme 7 vjeçare si dhe kanë miratuar një ligj për rininë, me qëllim për të frenuar emigracionin e të rinjve. Për të rinjtë që nuk janë as në punë dhe as në shkollë qeveria ofron praktikë pune, mundësi punësimi ose praktikë profesionale. Ndër politikat rinore siç shpjegon Ministria për rininë dhe fëmijët Bora Muzhaqi, në përgjigjen me shkrim për Zërin e Amerikës, janë dhe trajnimet 6-12 mujore për kodimin, për t’u dhënë mundësi të rinjve, që të hyjnë në tregun ndërkombëtar të punës, pa u larguar nga

Shqipëria, rritja e pagave në administratën publike, kreditimi për blerjen e banesave për çiftet e reja në disa sektorë apo përmirësimi i infrastrukturës në arsimin bazë dhe atë të lartë.

Por sfidat përballë moshimit të popullsisë janë të shumta. Jetëgjatësia në Shqipëri është rritur me thuajse 2 vite krahasuar me një dekadë më parë.

Ekspertët thonë se skema e pensioneve, pra raporti mes kontribuesve për një përfitues, po dëmtohet nga fenomeni i plakjes së popullsisë.

“Popullsia në moshë pune po ulet dhe popullsia nën moshën e punës nga 0-14 vjeç është më e ulët se popullsia që del në pension. Në vitin 2013 raporti kontriubues përfitues ishte 1 me 1, raporti u përmirësua në vitin 2015 në 1.32 kontribues për një pensionist. Pas vitit 2018 filluan të ndjehen proçeset demografike dhe për rrjedhojë vitin e kaluar raporti mes kontribuesve dhe pensionistëve ra në 1.17”, tha për Zërin e Amerikës Koço Broka, ekspert i ekonomisë.

Pedagogu i sociologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale të UT Julian Bejko, thotë për Zërin e Amerikës se pasojat e një popullsie të plakur janë të mëdha sidomos në vende si Shqipëria me ekonomi të dobët dhe mangësi në shërbimet sociale.

“Plakja sjell nevojën për të patur një logjistikë gjithnjë e më të madhe në mirëmbajtjen e këtyre njerëzve. Kjo logjistikë do njerëz. Ne na mungojnë mjekët, infermierët. Flas për profesione që nevojiten për mirëmbajtjen e tyre. Kjo nuk mund të zgjidhet duke u kyçur diplomat studentëve të mjekësisë”, u shpreh për Zërin e Amerikës Julian Bejko, Pedagog i sociologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale UT.

Eksperti i ekonomisë Elvin Meka, vëren se edhe strukturat shëndetësore me plakjen e vazhdueshme të popullsisë do të vihen nën vështirësi.

“Prirja do të vijojë edhe në 5 apo 10 vitet e ardhshme dhe do ketë nevojë për më shumë shërbime shëndetësore. Strukturat spitalore ose shëndetësore që qeverisen me para publike do të vihen në presion gjithnjë e më të madh dhe do të ketë gjithnjë e më shumë nevojë për fonde dhe kërkesë për fonde dhe investime shtesë. Këto para do dalin nga diku, do të hiqen nga diku për t’u shtuar në pjesën e infrastrukturës mbështetëse të kujdesit shëndetësor”, u shpreh për Zërin e Amerikës, Elvin Meka, Dekan i Fakultetit të Administrim Biznesit dhe Drejtësisë, në Tirana Business University College.

The Voice of America asked the Ministry of Health and Social Protection for a response regarding policies on childbirth or reproductive health, but did not receive an answer. On the other hand, in a recent WB report, it is underlined that the population of Albania is aging much faster than the group of countries with high average income to which it belongs. The percentage of the elderly, depending on the working-age population, is almost the same as countries with high incomes, of 16%, while this indicator for countries like Albania is 8%. This report states that countries like Albania must face the challenges of developed countries when it comes to population aging, i.e. compensate for a shrinking workforce in order to finance pensions and care for an aging population. The concern for the World Bank remains the fact that many countries like Albania with high average incomes may grow old before they get rich./VOA


Video