Largohet nga banesa 15-vjeçarja, prindërit kërkojnë ndihmën e policisë

2023-12-26 15:37:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Largohet nga banesa 15-vjeçarja, prindërit kërkojnë
Foto ilustruese

Një 15-vjeçare është larguar nga banesa në fshatin Drenovë të Korçës.

Kanë qenë prindërit e alarmuar ata të cilët kanë kallëzuar në polici largimin e vajzës së tyre.

“Më datë 25.12.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi M. T., 56 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili kallëzoi se që prej datës 24.12.2023, është larguar nga banesa, vajza e tij 15-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj”, bën me dije policia.


Video