120.000 euro Nuredin Dumanit t’i vriste gruan, gjykata e Tiranës i lë kujdestarinë avokatit, Alban Bengasi

2022-05-21 12:04:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
120.000 euro Nuredin Dumanit t’i vriste gruan, gjykata e Tiranës i
Blerta Bengasi

Blerta Bengasi është gruaja e avokatit Alban Bengasi, i cili sipas rrëfimit të Nuredin Dumanit e kishte paguar këtë të fundit që ta rrihte. Fillimisht i ka kërkuar t’i thyente ndonjë këmbë ose dorë e më pas ta vriste.

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë përputhet dhe me dhunimin e Blerta Bengasit. Ish-gruaja e avokatit ka denoncuar në polici se në ditët e para të janarit 2020 është dhunuar me grushta nga një person në “Rrugën e Elbasanit”. Nuredin Dumani thotë se në fillim të vitit 2020 avokati Alban Bengasi, ish-burri i Blerta Bengasit, i ka paguar që ta rrihnin. Siç shihet dhe nga pamjet gruaja ka përfunduar në spital sepse është rrahur nga persona të paidentifikuar.

Nëna e dy djemve prej më shumë se dy vitesh endet dyerve të gjykatave për të marrë kujdestarinë e fëmijëve të cilë e ka babai avokati, Alban Bengasi. Pas 19 vitesh martesë, Blerta Bengasi dhe bashkëshorti Alban Bengasi, u divorcuan pas mosmarrëveshjeve dhe dhunës fizike.

Gjyqtarja Irena Plaku asokohe vendosi që kujdestaria e fëmijëve t’i kalonte të atit, edhe pse ky i fundit ishte denoncuar për dhunë nga ish-gruaja.

Një vendim skandaloz që rrëfimet e Nuredin Dumanit e përforcuan më shumë. I penduari i drejtësisë ka thënë se avokati Alban Bengasi “pinte shumë mall, kokainë”. Madje, ofroi dhe 120.000 euro për ta vrarë ish-gruan.

Alban Bengasi i shpallur në kërkim nga SPAK, jo vetëm që kishte kujdestarinë e fëmijëve edhe pse sipas dëshmisë dhe provave të ish-gruas ishte i dhunshëm, por as nuk e lejonte Blerta Bengasin të takonte dy djemtë. *Shikoni rrëfimin e plotë të saj, dy vite më parë. Nuk dihet nëse ky vendim do ndryshojë pas këtyre skandaleve ku i përfshir është avokati, Alban Bengasi. 


Video