11.6 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon tjetër rekord gjatë 2025

2026-02-08 16:59:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sipas statistikave të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka shënuar një tjetër rekord gjatë vitit 2025.

TIA shënoi 11.6 milionë pasagjerë, duke regjistruar një rritje prej 8.7 për qind krahasuar me vitin 2024.

Me këtë performancë, aeroporti i Tiranës renditet i pari në rajon për nga fluksi i udhëtarëve.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhe, përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se rritja e vazhdueshme e trafikut ajror është një tregues i qartë i zhvillimit të turizmit dhe besimit në destinacionin tonë.

Gjatë vitit që lamë pas, rrjeti ajror u zgjerua ndjeshëm me 15 destinacione të reja. Po ashtu, bashkëpunimi është forcuar me shtimin e 7 linjave ajrore partnere.

Autoritetet vlerësojnë se ky zhvillim ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e turizmit dhe forcimin e lidhjeve ajrore të vendit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës konfirmon kështu rolin e tij si një nga pikat kryesore të transportit ajror në rajon.

11.6 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i


Video