Entela Resuli
At Nikolla Xhufka është një djalë i ri, i cili, pa shumë dilema një ditë vendosi të bëhej prift ortodoks.
E ka kaluar fëmijërinë në kalldrëmet dhe rrugicat e qytetit të Elbasanit dhe ruan kujtime shumë të bukura nga ajo kohë.
Familja e tij nuk ka patur një lidhje të fort më fenë, por teksa ka gërmuar ndër breza ka zbuluar së gjyshi i babait të tij ka qenë prift. Këtu lidhet dëshira dhe përkushtimi që At Nikoll Xhufka ka ndaj besimit që praktikon.
Thotë se shërben në një kishë të lashtë 1500-vjeçare, e cila sipas tij është e vetmja kishë katakomb në Ballkan e ndodhur në Elbasan.
Në disa dalje mediatike që ai ka patur është vënë re, një mënyrë ndryshe e komunikimit nga priftërinjtë e tjerë. Xhufka shfaqet shpesh i drejtpërdrejt dhe shpreh pa droje atë që mendon.
...Si fillim
"Të flasësh për veten është e vështirë por di të them që jam një njeri i qetë dhe që i marr vendimet me shumë kujdes. Fëmijëria ime ka qenë e mrekullueshme. Jam lindur në kalanë e Elbasanit dhe jam rritur në kalldrëmet e kësaj kalaje.
Kam qenë një fëmijë shumë por shumë i prapët, aq sa në fillore imitoja mësuesit e shkollës e lija orët e mësimit. Kam qenë një fëmijë që dy gurë bashkë nuk i lija"- tregon Xhufka për Vox News.
Ai na rrëfen me tej se si lindi marrëdhënia e tij me besimin fetar.
"Me thënë të vërtetën nuk është se familja ime është shumë besimtare, por gjyshi i babait tim ka qenë prift dhe mesa duket...geni.
Nuk është se një ditë të bukur vendosa të bëhem besimtar ose Klerik, por jam rritur me besimin ortodoks që fëmijë. Kam pasur një komshie shumë besimtare dhe mesa duket ajo bëri punën e vet".
-Duhet jo vetëm besim por edhe guxim për të ndërmarr një hap të tillë?
Shikoni, dilema nuk kam pasur kurrë sepse kur i vë një qellim vetes nuk ke dilema por thjesht besim dhe guxim të ecësh përpara. Përkundrazi sot që flasim jo vetëm që nuk kam dilema, por ndjej gjithë mbështetjen e kombit tim dhe jam mirënjohës.
Familja ime nuk ka qenë kurrë dakord që unë të bëhem Klerik sepse më thonin do kesh një të ardhme të vështirë dhe pa shumë para e fitime .
Dita ime nis me njerëz dhe mbaron me njerëz, pra jam gjatë gjithë kohës me njerëzit, kuptohet ka ditë që mund të jem vetëm por shumica e kohës është në kishë me besimtarë e vizitorë.
Gjera që kam hequr dorë të themi është vetëm një: Kafshët, më pëlqejnë shumë, kam shumë dëshirë të merrem me to, por fatkeqësisht nuk kam shumë kohë për t'ia dedikuar atyre .
Dëshira ime është që në mëmëdheun tonë të kemi një Kishe Kombëtare Shqiptare pa ndikim grek.
Harmonia fetare, false apo e vërtet?
At Nikoll Xhufka kur vjen puna te liderët fetar ka rezervat e veta të cilat shpesh i shpreh hapur..
"Marrëdhënia ime me besimtarët e feve të tjera është e shkëlqyeshme kurse me liderët e tyre fetare, jo, sepse janë hipokritë.
Harmonia fetare nuk ekziston është thjesht një gjë false që është injektuar nga politika dhe disa priftërinj e hoxhallarë qe nuk dinë ku lidhet gomari".
Ajo çka e shqetëson në ditët e sotme është politika pa një plan për të ardhmen, ndërsa ajo çka ka parë dhe dëgjuar që njerëzit vuajnë më shumë është varfëria.
"Më shqetëson politika, kemi një politik me nivel të dobët me politikanë pa vizion dhe dritë shkurtër.
Zgjidhja është e lehtë; Një brez i ri duhet të vij.
Vë re se të rinjtë sa vjen e i largohen Zotit e jo të afrohen, e mendojnë si modë të vjetër por do vij një moment që do i kthejnë sytë nga besimi , nga Kisha ....!"
Duke qënë në kontakt të përditshëm me njerëzit ai arrin të dallojë edhe problemin më të madh që ka shoqëria jonë sot.
"Në fakt ne ortodoksët nuk rrëfehemi tek prifti, por di të them se halli më i madh është Varfëria"
Një nga rrugët për të dal nga kjo situatë është lutja ...lutuni me zemër, mos keni urrejtje, paqja është aty ku një shpirt nuk ka urrejtje".
At Nikoll Xhufka shpesh në rrjetet sociale apo edhe në daljet televizive krijon debat.
"Përplasje nuk kam me asnjë, ata mendojnë se janë të mençur dhe ndoshta janë të mençur sepse e blejnë dijen ndërsa unë e fitoj dijen. Janë grek dhe i shërbejnë grekut e kanë mendjen tek paratë, shesin nënë e baba për lekë e jo më Kombin. Por ç'ti bëjmë ...! Një shprehje e vjetër thotë: Grek o grek o maskara.
Shikoni, mua më pëlqen t'i them gjerat hapur pa komplekse dhe pa turp e as drojë. Më pëlqen madje kur thonë konfliktual sepse kjo tregon që fjala ime dhe e Kishës dëgjohet mirë nga Kisha Shoviniste dhe antishqiptare Greke. Unë e them të vërtetën siç është kujt nuk i pëlqen .....mund të të mbylli dhe veshët por ulërima e së vërtetës buçet si një kambanë alarmi kudo!"
Më tej ai tregon për kishën ku shërben: Kisha është e lashtë 1500-vjeçare ka qenë kishë që ka funksionuar me shekuj si e tillë dhe është e vetmja Kishe katakomb në Ballkan, por që fatkeqësisht shteti nuk e ve ujin në zjarr fare.
Në planet e At Nikoll Xhufkës është edhe krijimi i një familje.
"Familje patjetër që kam dëshirë të krijoj, por nuk e di kur, vetëm Zoti e di".
*'Dhoma e Rrëfimit' rubrikë ekskluzive e Vox News.
***
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.