Shqipëria renditet më mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia, Holanda apo Gjermania në luftën kundër pastrimit të parave.
Sipas të dhënave të publikuara nga Institutit i Qeverisjes i Bazelit, vendi ynë për vitin 2024 renditet i 138-ti nga 164 shtete dhe entitete të listuara me 4.35 pikë.
Pikëzimi fillon nga 0 dhe shkon deri në 10, ku sa më e lartë të jetë shifra brenda këtij segmenti, aq më të mëdha janë mundësitë dhe hapësirat ligjore për pastrimin e parave.
Sipas këtij indeksi, Shqipëria renditet më mirë se SHBA, që është në vendin e 101, Italia, që është në vendin e 102, Holanda në vendin e 120, apo Gjermania që renditet e 114-ta.
Nga rajoni, më mirë se Shqipëria sa i përket kuadrit ligjor dhe rregullave kundër pastrimit të parave renditet Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndërsa Serbia klasifikohet si vend me rrezik të lartë pastrimi parash.
Treshja e vendeve ku pastrimi i parave të aktiviteteve kriminale është më i vështirë kryesohet nga San Marino, ndjekur nga Islanda dhe Finlanda.