Shitjet në hotele e agjenci turistike përmirësohen ndjeshëm, më dobët baret e restorantet

16 December 2023, 11:52Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shitjet në hotele e agjenci turistike përmirësohen ndjeshëm,

Volumi i shitjeve në hotele e agjenci turistike është rritur me ritme dyshifrore në tremujorin e tretë. Kjo sipas statistikave afatshkurtra të INSTAT për sektorin e shërbimeve, duke reflektuar ecurinë e mirë të turizmit, teksa rreth 4.8 milionë shtetas të huaj vizituan vendin në atë periudhë.

Ndërkohë më e dobët ka qenë rritja për baret e restorantet dhe tregtinë me pakicë. Në rënie ishin shitje për transportin, magazinimin dhe postën.

Ndërsa pagat kanë vijuar që të rriten për të gjithë sektorët e shërbimeve, edhe në ato më rënie të shitjeve. Me e fortë rritja e pagave ishte në sektorin e hotelerisë, që ka pasur dhe problematikë me gjetjen e fuqisë punëtore, si dhe për agjencitë e udhëtimit.

Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, dobët shitjet, por pagat vijojnë rritjen

Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e tretë 2023, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 0,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 16,0 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.

 

Transport, Magazinim dhe Postë, me rënie të shitjeve por rritje të pagave

Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e tretë 2023, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 3,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 13,2 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.

 

Hotelet rrisin shitjet, të punësuarit dhe pagat

Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin e tretë 2023, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 12,9 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 10,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 29,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.

 

Bar, Restorante, dobët me shitjet, por pagat vijojnë rritjen

Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e tretë 2023, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,0 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 22,3 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022

 

Informacion dhe Komunikacion, me tkurrje

Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e tretë 2023, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 0,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 7,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 18,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.

 

Aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike

Indekset e treguesve në aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike, në tremujorin e tretë 2023, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 12,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 25,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.

 

Shumë punë për agjencitë e udhëtimit

Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e tretë 2023, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 24,0 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 8,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 31,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022


Video