
Ministria e Bujqësisë parashikon që përveç projekteve aktuale në funksion të parandalimit të përmbytjeve në vend, gjatë vitit 2024 të nisë edhe disa ndërhyje të tjera. Pothuajse çdo vit në sezonin vjeshtë-dimër vendi ynë përjeton përmbytje të shumta në zona të ndryshme, të cilat kanë pasoja në shkatërrimin e kulturave bujqësore, të tokave, bagëtive, bizneseve etj.
Për këtë arsye në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar fonde të reja për këtë qëllim.
Një ndër projektet është mbrojtja nga gërryerjet e lumit Erzen në fshatin Pinet, i cili pritet te mbyllet brenda 2024-ës dhe kap një vlerë totale prej 22.5 milionë lekë. vitin e kaluar nga dalja nga shtrati e këtij lumi u përmbytën 300 hektarë tokë. Ndërhyrja tjetër është parashikon mbrojtje nga Lumi Kir, ura e Bardhajve me një kosto prej 12 milionë lekësh.
Është parashikuar gjithashtu rehabilitimi i argjinaturës së lumit Buna, Darrgjat Shkodër, ndërhyrje që kap një kosto prej 48.5 milionë lekësh. Ndërhyje do të ketë edhe për rehabilitimin e lumit të Borshit, me një vlerë prej 200 milionë lekësh, projekt i cili do të shtrihet edhe në vitin 2025.
Ndërsa për objekte të mbrojtjes nga përmbytjet përgjatë vitit 2024 është parashikuar një investim prej 238 milionë lekësh. Aktualisht janë 16 projekte të tjera në vazhdim, të cilat kërkojnë financim edhe përgjatë vitit 2024.