Leja e re e qarkullimit do kushtojë 30% më pak

10 Prill 2022, 12:45Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Leja e re e qarkullimit

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, DPSHTRR ka bërë me dije risinë mbi ‘lejen e re të qarkullimit të mjeteve rrugore’ e cila është në përputhje me direktivat EU (e njëjtë? si cilësi/siguri me modelin gjerman).

DPSHTRR ka njoftuar gjithashtu se qytetarët e subjektet që do të kursejnë 30% nga tarifa ekzistuese (2100 Lek do të kushtojë Leja e re, nga 3000 Lek që paguhet për dokumentet aktuale të mjetit), por jo vetëm:

Eliminohet certifikata e pronësisë;
Hiqen vulat e kontrollit teknik (kolaudimit) nga dokumenti i ri duke e bërë? të mos skadojë? për mungesë hapësirë vulash;
Eliminohet nevoja për Leje Ndërkombëtarë mjeti sepse dokumenti i ri vjen me format e kode universale.

Prokati i ri del me 10 elemente sigurie dhe me material NEOBOND që nuk dëmtohet nga lagia e me rezistencë ndaj grisjes si edhe me QR Code, njofton DPSHTRR.

DPSHTRR ka bërë me dije se leja e re lëshohet për regjistrimet e reja dhe për këdo që dëshiron ta zëvendësojë. Nuk është e detyrueshme për mbajtësit e lejes aktuale deri në dëmtim, humbje apo skadim të saj. Përfitojnë rreth 150 mijë aplikues në vit. Personalizimi i lejes së re realizohet me puntim që nuk lejon fallsifikimet.

Video