Kompania e madhe spanjolle e fluturimeve, Iberia do të vendosë një linjë të re ajrore mes Madridit dhe Tiranës.
Fluturimi i parë do të kryhet në 28 mars të 2024-ës me tre fluturime në javë.
Sipas një deklarate të kompanisë të publikuar këtë të mërkurë, fluturimet do të planifikohen çdo të martë, të enjte dhe të dielë dhe avionët që do të mbulojnë itinerarin do të kenë kapacitet për 186 pasagjerë.
Ky është fluturimi i parë i rregullt i linjës ajrore spanjolle për në Tiranë, pasi operoi një sërë linjash charter të kontraktuara nga operatori turistik World2meet (W2M), që i përket Grupit Iberostar, për muajt korrik dhe gusht.
Synimi i Iberia është të fillojë me një linjë sezonale të destinuar për sezonin e verës, në të cilën do të ofrohen 32,364 vende, megjithëse burime të linjës ajrore thanë për EFE se nëse marrin një përgjigje të mirë nga udhëtarët, fluturimet drejt Tiranës mund të funksionojnë gjatë gjithë vitit.
Përveç kësaj, linja ajrore spanjolle do të zgjerojë ofertën e fluturimeve për në Split dhe Zagreb (Kroaci), në qytetin siçilian të Catanias (Itali) dhe Ponta Delgada (Portugali), që do të zgjatet nga periudha korrik dhe gusht deri nënë prill dhe tetor.