
‘Strategjikët’ nuk kanë kohë, Belinda Balluku propozon përshpejt...
1 Dhjetor, 13:47Fokus
Dollari amerikan u forcua në kursin e këmbimit me lekun, ndërsa euro dhe poundi humbën terren.
Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të hënën një euro u këmbye me 106.37 lekë, duke humbur 0.26 pikë krahasuar me të premten, ndërsa një dollar u këmbye me 100.95 lekë, duke fituar 0.47 pikë.
Poundi britanik u këmbye me 122.90 lekë, ose 0.23 lekë më pak se të premten e javës së shkuar, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 110.57 lekë, ose 0.35 lekë më tepër.