Fondacioni Mane dhe AllWeb: Në Sinergji për të ardhmen e inovacionit

7 Nëntor 2025, 17:14Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fondacioni Mane dhe AllWeb: Në Sinergji për të ardhmen e inovacionit

Tirana u kthye për një ditë në një qendër inovacioni falë AllWeb 2025, një nga ngjarjet më të rëndësishme në rajon që bashkon inovatorë, krijues, profesionistë marketingu, sipërmarrës dhe ekspertë teknologjie. Në një atmosferë energjike, pjesëmarrësit ndanë ide, përvoja dhe vizione për të ardhmen digjitale që po ndërtojmë sot.

Fondacioni Mane dhe AllWeb: Në Sinergji për të ardhmen e

Fondacioni Mane ishte një nga mbështetësit kryesorë të konferencës, duke konfirmuar rolin e tij si promovues i inovacionit, edukimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri.

“Fondacioni Mane vjen në AllWeb si mbështetës i ideve të reja, në të gjitha format dhe nga të gjitha grupet që i paraqesin ato. Gjatë vitit, bashkë me themeluesin tonë Samir Mane, kemi zhvilluar programe ku të rinjtë kanë dhënë zgjidhje për tema si inovacioni dhe sipërmarrja, krijimi dhe qëndrueshmëria, apo edukimi financiar. Kjo konferencë rajonale është një mundësi e mirë për shkëmbimin e ideve dhe gjetjen e projekteve të reja të vlefshme," tha Erion Ndrecka, Drejtor i Fondacionit Mane.

Fondacioni Mane dhe AllWeb: Në Sinergji për të ardhmen e
Erion Ndrecka

Në skenën e AllWeb 2025 u ngjitën folës ndërkombëtarë nga fusha e teknologjisë, komunikimit dhe startup-eve, të cilët ndanë strategji, praktika suksesi dhe perspektiva mbi transformimin digjital global.

“AllWeb është një event që zgjat vetëm një ditë, por është shumë i rëndësishëm pasi bashkon folës nga e gjithë bota. Për të patur këto prezenca, duhet të jemi promovues të inovacionit në vendin tonë dhe të gjejmë mbështetjen e partnerëve si Fondacioni Mane, të cilët ndajnë të njëjtën vlerë dhe vizion për inovacionin. Grupi BALFIN dhe Fondacioni Mane janë promovues dhe mbështetës të inovacionit, dhe AllWeb është vetëm një nga shembujt e këtyre iniciativave inovative," u shpreh Gert Boshnjaku, Themelues i AllWeb.

Fondacioni Mane dhe AllWeb: Në Sinergji për të ardhmen e

Gjatë vitit 2025, Fondacioni Mane ka forcuar kulturën e inovacionit nëpërmjet iniciativave si Codex Hackathon i Tirana Bank, ku u bashkuan ekspertë fintech, të rinj me talent dhe studentë të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në TBU, një fakultet që njihet për qasjen e tij moderne dhe inovative në teknologji.

Fondacioni Mane dhe AllWeb: Në Sinergji për të ardhmen e

Po ashtu, aktivitete si festivali GEN-E Albania dhe konkursi Riciklo Kreativ tregojnë sesi kreativiteti, qëndrueshmëria dhe sipërmarrja po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi. Këto iniciativa pasqyrojnë vlerën thelbësore të inovacionit në Grupin BALFIN, e pranishme në shumë prej nismave të tij arsimore, teknologjike dhe krijuese.



Video