Eurozona po shkon drejt recesionit. Kush është hallka më e dobët e “zinxhirit”?

11 Dhjetor 2023, 13:02Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Eurozona nuk do të jetë në gjendje t’i shpëtojë recesionit të saj të parë pas pandemisë, me ekonominë e saj që tkurret për të dytin tremujor radhazi në tre muajt e fundit të vitit, ndërsa një rikuperim i butë shihet në fillim të 2024.

Ekonomistët paralajmërojnë se situata aktuale mund të pasqyrojë veçse fillimin e një tendence rritëse. Sipas tyre erërat e kundërta mbeten të forta, veçanërisht ato që vijnë nga rritjet masive të normave të interesit.

Dobësia është kryesisht për shkak të Gjermanisë, ekonomisë më të madhe të Europës. Përballë një krize fiskale dhe kërkesës së dobët globale, vendi pritet të raportojë një tkurrje prej 0.2% në tremujorin e katërt – më e madhe se rënia prej 0.1% e parashikuar fillimisht.

Ekonomistët e Bloomberg ulën parashikimet e tyre për inflacionin deri në shtator 2024. Megjithatë, parashikimet tremujore nuk shohin që çmimet të bien në objektivin 2% të BQE-së deri atëherë. Sipas të dhënave të publikuara javën e kaluar nga Eurostat, në nivel të eurozonës, PBB-ja e rregulluar sezonalisht u rrit me 0,6% në tremujorin e tretë të 2023 krahasuar me tremujorin korrespondues të 2022, dhe me 0,5% në BE. Ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë, PBB-ja ra me 0.1% në eurozonë, ndërkohë që mbeti e qëndrueshme në BE.

Video