Zgjerimi i turizmit nuk shoqërohet me më shumë të punësuar. Çfarë thonë të dhënat zyrtare?

10 Dhjetor 2023, 10:55Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zgjerimi i turizmit nuk po shoqërohet me më shumë të punësuar. Kjo referuar shifrave zyrtare. Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë se për të pritur e përcjellë mbi 9.5 milionë turistë pati më pak se 58 mijë të punësuar. Thënë ndryshe, një shqiptari iu desh t’u shërbente 165 të huajve.

 “Unë nga konstatimet e mia mendoj se numri është goxha më i lartë. Kemi gati 10 milionë turistë. Nuk mund t’u shërbejnë 60 mijë vetë. Nga të dhënat që ne kemi janë të paktën 100 mijë të punësuar direkt, përjashtuar ata sezonalë në turizëm”, shprehet Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

Në raport të zhdrejtë me shtimin e numrit të turistëve ka ardhur edhe ai i bizneseve në këtë sektor. Të paktën zyrtarisht, në vend numërohen 1 mijë e 166 sipërmarrje shërbimesh në fushën e turizmit, me një rrije të vogël në raport me vitet paraardhëse.

 

Video