Euro “rrënohet” më tej edhe pse BSH bleu 137.60 milionë euro për zbutjen e mbiçmimit të lekut

27 Shtator 2024, 11:40Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Me qëllim rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë ka blerë 101.60 milionë euro përmes ankandeve në tremujorin e dytë. Gjithsej, janë zhvilluar 7 ankande për blerjen e valutës, ku 3 prej tyre janë zhvilluar me marrëveshje forëard, pra përmes një marrëveshjeje paraprake për blerjen e euros në një datë të ardhshme dhe me një kurs këmbimi të përcaktuar që në momentin e arritjes së kësaj marrëveshjeje, si dhe 4 ankande të llojit SPOT, pra me blerje sipas kursit të këmbimit në datën që është mbajtur ankandi.

Krahas blerjeve me ankand, prej datës 2 maj 2024, Banka e Shqipërisë ka filluar edhe ndërhyrjet në tregun valutor në përmbushje të objektivave të politikës monetare ose të stabilietit financiar, duke e çuar totalin e blerë në 137.60 milionë euro.

Në tre muajt e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë bleu 32.60 milionë euro. Në ankandet e zhvilluara në janar dhe në shkurt janë blerë gjithsej 26.8 milionë euro, shumë që mbetet rreth mesatares së vitit 2023, ndërsa në muajin mars do të bliheshin vetëm 5.8 milionë euro.

Kështu, në gjysmën e parë të vitit rezulton të jenë blerë 134.20 milionë euro vetëm përmes ankandeve. Nëse llogarisim edhe ndërhyrjet e tjera në tregun valutor, totali i eurove të blera arrin në 170.20 milionë.

Por çfarë ka ndodhur me euron së fundi?

Euro ka thyer pragun e 99 lekëve dhe u këmbye dje me 98.91 lekë.

Ky është niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë, por tendenca tregon se kursi mund të prekë nivele edhe më të ulëta.

Ndërkohë të gjitha monedhat e tjera kryesore kanë shënuar një rritje të lehtë kundrejt lekut, me dollarin që këmbehet me 88.71 dhe paundi britanik me 118.51 lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, investimet  e huaja dhe turizmi janë faktorët kryesorë të zhvlerësimit të monedhës europiane, por një përllogaritje e ekspertëve financiare tregon se fluksi formal i euros nuk ka në ekonomi aq peshë sa për të shkaktuar një goditje të tillë, duke sugjeruar se janë flukset informale ato qe e

Gjatë kulmit të sezonit veror, euro krijoi një stabilitet duke qëndruar për disa javë në nivelin e 100 lekëve, që sipas ekspertëve të tregut ndodhi pas ndërhyrjeve të Bankës.

Rrënimi i vazhdueshëm i euros pritet të marrë me vete dhe industrinë e eksporteve, që më shumë se 1 vit raportojnë vetëm humbje. Zhvlerësimi prek drejtëpërdrejtë edhe individët që paguhen në monedhën europiane dhe ul aftësitë e tyre paguese dhe të ardhurat e disponueshme.

Video