Bie çmimi i importit të drithërave, por nuk reflektohet tek çmimi i bukës masive

8 May 2024, 09:21Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bie çmimi i importit të drithërave, por nuk reflektohet tek

Çmimet e importit të drithërave kanë pësuar rënie, por kjo nuk është reflektuar tek çmimi i bukës që blen konsumatori. Sipas të dhënave nga doganat, përgjatë muajve të parë të këtij viti, një kilogram drithë është importuar thuajse 40 për qind më lirë, në raport me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Por, kjo rënie ndryshe nga çfarë mund të pritej nuk ka sjellë ulje të çmimit të bukës masive. Kreu i Unionit Tregtar Agroushqimor Theodhori Kristuli rendit edhe arsyet, që vijnë nga kostot e shtuara si pasojë e shtrenjtimit të qirave dhe po ashtu edhe rritjes së shpenzimeve për fuqinë punëtore.

Sakaq, vendimin për diferencimin e çmimit të energjisë elekrike për furrat e bukës që shërbejnë si pastiçeri apo si bar kafe, Kristuli e konsideron vendimin e duhur që i vendos këto subjekte në pozita të barabarta.

Prej këtij muaji, çmimi për kilovatorë për furrat e bukës është 7.6 lekë. Ndërkohë për ato furra që kanë të integruara edhe shërbime të tjera, konkretisht pastiçeri një kilovatorë do të tarifohet me 9.5 lekë ndërsa ato që shërbejnë edhe si bar kafe çmimi i aplikuar për kilovatorë do të jetë 12 lekë.


Video