Tirana, pikëpyetja e madhe për Ramën dhe Berishën
22 Nëntor, 16:45Fokus

Jakup Hasani, i cili u plagos gjatë ditës së sotme në atentatin në Fier, që la të vdekur xhaxhain e tij, Selami Hasani, ka përfunduar ndërhyrjen kirurgjikale në Spitalin e Fierit.
Nipi i viktimës ka dalë nga operacioni në Fier dhe është dërguar në reanimacion. Ai ka marrë katër plumba në trup.
Pas operacionit, Hasani është dërguar në repartin e reanimacionit, ku do të mbahet nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor. I plagosuri ndodhet nën masa të rrepta sigurie.
Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, u ekzekutua sot në oborrin e banesës, pak ditë pasi kishte dalë nga burgu.