Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO

28 October 2026, 13:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO
Foto ilustruese

Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur të pezullojë vendimin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotimin e seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).

 Prej gati dy muajsh, avokatët kishin bojkotuar proceset në GJKKO, në shenjë kundërshtimi ndaj rregullores së gjykatës, të cilën e konsiderojnë pengesë për ushtrimin e detyrës së tyre.

Bojkoti ka sjellë zvarritjen e dhjetëra seancave gjyqësore, përfshirë edhe proceset ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-presidentit Ilir Meta.

 Me vendimin e fundit, Apeli Administrativ ka pezulluar vendimin e Dhomës së Avokatisë që detyronte çdo avokat të mos merrte pjesë në proceset gjyqësore në Gjykatën e Posaçme.


Video