“Shaban Qosja nga Permeti”!

20 Korrik 2024, 16:49Pikëpamje SHKRUAR NGA AURON TARE

Shaban Qosja apo “Shaboni” ka qene nje figure mitike e Tirones se viteve 50-60tave. Brezi i ri nuk besoj se ka degjuar ndonje herë për këtë figurë piktoreske që bridhte rrugicave të Pazarit të Tiranës.

I vogël kam dëgjuar shpesh rrëfenjat e Non Ijes për Shabonin. Non Ija, një plake fisnike Tironse e fisit të Xhepajve që jetonte e rrethuar nga një oborr I madh me lule mbrapa dyqanit legjendar të Demnerit, tregonte se Shaboni ishte një mesoburrë me një hunde të stërmadhe.

I veshur me rroba të vjetra dhe me Opinga po aq të vjetra, ishte i njohur si një personazh pa të cilin Pazari I Tironës nuk mund të kuptohej. Kishte një dyqan të vogël te Rruga e Kavajës dhe shiste fruta të cilat i blente nga katunarët e Tironës.

Shaboni bridhte neper Pazar nga nje cep tek tjetri ku here me te mire e e here me te keq gerricej me katunaret qe zbrisnin nga katundet e tyre te cilet me kureshtje I shikonin hunden e tij legjendare.

Hunda e stermadhe e Shabonit ishte objekt kurioziteti dhe ne Tironen e asaj kohe gjysem qytet dhe gjysem fshat fama e hundes te Shabonit ishte shperndare kudo. Shpesh kalamajte e perndiqnin nga pas duke i thirur ne korr O Shabon Hundderri.

Nje here dyqanxhinjte e Pazarit bene me fjale qe kur Shaboni te kalonte neper rrugicat e tyre te mos I flisnin fare dhe as te mos e shikonin duke qeshur hunden e tij.

Shaboni erdhi si zakonisht dhe pasi brodhi nga dyqani ne dyqan i cuditur qe askush nuk qeshte me te dhe askush nuk i fliste, nuk duroi dot por filloi te bertiste me te madhe nga inati qe katunaret nuk po perfillnin fare dhe nuk po I kushtonin asnje vemendje.

Shaboni iku dhe qe nga ajo dite thoshin plakat e Tirones se vjeter, Shaboni u be me fiksime dhe gerricej me kedo qe nuk I kushtonte vemendje hundes se tij.

Historia e Shabonit gjysem e vertete e gjysem legjende mu kujtua per nje “Shabon” modern nga Permeti, qyteti qe e kam aq perzemer.

“Shaboni” nga Permeti ku e ku nje karikature e Shaban Qoses se vjeter, eshte nje sharlatan, te cilit si dyqanxhinjte e Tirones dikur pasi Shaboni dol inga burgu i jepnin ndonje kafe veresie, e kemi ndihmuar modestish.

Mire po mirenjohja ne keto kohe eshte nje virtut i pa njohur per keta sharlatane provincial.

“Shabon Permeti” fatkeqesisht eshte nje fenomen i kohes ku jetojme ku anti vlera shitet per virtut edhe ku per te paguar qirane e shtepise I duhet te shaje dynjane.

Video