Rtsh si azil pleqsh!

10 Mars 2025, 14:06Pikëpamje SHKRUAR NGA R.H
Radio Televizioni Shqiptar

Mosha mesatare e kandidatëve të opozitës 75.5 vjeç.

Lista prej 68 personash kandidatë për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH bie në sy për tre kategori.

A) kategoria  e pensionistëve.

Bordi që u shkarkua u cilësua nga një gazetar me përvojë si "banda e babagjysheve" duke patur parasysh abuzimin me pozicionin.

Pa dashur të paragjykojmë garuesit nuk është shumë e qartë arsyeja se pse garojnë për një pozicion që dukshëm nuk kanë as njohurine dhe as kapacitetin për të sjellë diçka të re. 

Duket se me shumë se pozita, opozita është fokusuar te ideja që e ardhmja e këtij vendi janë pensionistët.

Lista që po qarkullon me kandidatë të opozitës është pak të thuash e mjerueshme. 

Kjo listë dëshmon se me shumë se merakun për të ardhmen e RTSH, opozita që premton ndryshim, ka merak për një pension suplementar për 4-5 pensioniste.

Aferim!

Kategoria e dytë që  janë njerëzit që ose kanë punuar ose vijojnë të punojnë në RTSH, por pa dëshmuar  në punën e tyre as profesionalizëm të spikatur dhe as integritet.

Nuk kuptohet pse garojnë dhe çfarë duan të arrijnë?

Ose është më shumë se e qartë se botëkuptimi tyre për RTSH nis dhe mbaron te zgjidhja e një halli personal që deri më tani nuk e kanë zgjidhur.

Kategoria e tretë mund të quhen pa frikë guximtaret: njerëz në konflikt flagrant interesi pasi punojnë për media të tjera konkurrente, por duan të jenë anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH. 

Kjo nuk është as morale dhe as ligjore. Ata thjesht nuk duhen dëgjuar në Komisionin e Medias.

RTSH ka një mije halle.

Halli me i madh është ringritja, menaxhimi transparent, kapja e kohës.

Sot në kohën e digjitalizimit dhe Inteligjencës Artificiale nuk mund të ecësh përpara duke vënë në krye të punës njerëz me mendësi analoge dhe që suksesin me të madh e kanë patur në kohën e televizorit bardh e zi.

Revolucion është fjale e shpërdoruar, por është kjo që ka nevojë RTSH, revolucion në mendësi, në staf, në programacion, në prodhim.

Përndryshe audienca nga 1%  shpejt do të mbërrijë në 0.1%

Opozita mendon se këtë revolucion do e bëjë me pensionistë.

Aferim!

Video