Fotografia në mur

6 Mars 2024, 23:38Pikëpamje SHKRUAR NGA MONIKA STAFA
Monika Stafa

Mes perpjekjes per te mbijetuar ne nje vend te varfer dhe mjeran ajo mbeti nje Mbretereshe jo vetem e bukur. Prej nje biblioteke ne Budapest ne mes nje perandorie duhet te shkonte ne nje vend ku balta te zhytej deri ne kerci ne rruget e kryeqytetit.

Ne Tirane. Ne Shqiperi.

E megjithate zemra i tha, Po. Sepse ishte e mire. Nje njeri i mire qe ne jeten njerezore eshte fat edhe ta lexosh kur nuk jeton ne kohen e saj.

Geraldine Appony te dehte me miresine e saj. Oh, c’shpirt te bukur kishte! Kur lexoja per te nder doreshkrime e dokumente te kohes, kuptoja se zemra e saj gjallonte si te ish zemra e nje femije. Aq e cilter dhe e mire ish!!

Portrete si ajo, jane qenie te rralla qe i vijne botes, epokave, historise apo dhe vendeve e kur vijne mbeten nje thesar.

Tejet i pacmuar.

Hungaria ishte atdheu i saj por vendi ku kish hyre nuse cuditerisht mbeti dashuria e saj.

Shqiperia. Ky vend i shqiponjave.

Te jete i shqiponjave valle?

Por sot Shqiperia e turperoi.

Dhe ne muret e korridoreve ku vareshin fotot plot drite te saj, ca lote pas atyre shemtive prej balte pashe te rreshqisnin ngadale.

E pafat isha une, dukej sikur thoshte nenze Trendafili i Bardhe.

Te pafat dhe keta Zogolle te ngrate!

Video