Letër Edi Ramës për “zarbon” Niko Peleshi!

4 Mars 2024, 22:01Pikëpamje SHKRUAR NGA AGRON GJEKMARKAJ
Deputeti Agron Gjekmarkaj, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, sot në inaugurimin e bazës së NATO-s në Kuçovë

Nuk është në natyrën time të fyej dhe të vë epitete denigruese, për tendenca për të poshtëruar opozitën në thelbin e saj institucional, bën që rezistenca të bjerë.

Sot në Kuçovë u përurua një bazë ajrore e NATO-s dhe kjo është një ngjarje e shënuar për Shqipërinë dhe sigurinë e saj, madje edhe për rajonin nëse duam.

Partia Demokratike që në themelimin e saj ka aspiruar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kur PPSH e kundërshtonte e po kaq bija e saj PSSH.

Fati, puna dhe insistimi e bëri të mundur që qeveria e PD-së ta anëtarësojë vendin tonë në këtë aleancë të madhe të qytetërimit perëndimor duke shënjuar edhe të ardhmen e atdheut tonë.

Deputetët e opozitës në Komisionin e Sigurisë u ftuan për të marrë pjesë në ceremoni por çuditërisht kur shkuan atje nuk kishin vende për tu ulur.

Përgjigjja qe: Menduam që nuk do vinit ndaj nuk ju lamë karrige që të uleshit.

Ermonela Felaj me të njëjtin status si Agron Gjekmarkaj “ku e ku me properendimore e pro NATO” se zotëria në fjalë njësoj Zëvëndes Kryetare e Kuvendit, ftohet, ulet dhe ëmbel buzeqesh. Asgjë personale nuk kam këtu por raporti që pushteti ka me opozitën është irritues në përbuzjen e vet organike. Të mos ftosh është me fisnike se sa protokolli të masakrohet shpesh por të ftosh dhe të tallesh, ta lësh pa vende është vogëlsi dhe mohim i çdo zakoni e tradite në çdo trevë të Shqipërisë.

Një minister Mbrojtjeje, injorant në çdo këndvështrim, servil në çdo gjykim, zarbo në sjellje fyen Opozitën.

Kryeministri ishte ai që do fliste dhe ne do dëgjonim, humbi një dekor demokratik që do ja kishte ënda ta shiste. Në fund ai humbi më shumë se ne. Opozita nuk shkoi aty për Edi Ramën por i takonte të ishte aty.

Por as për kaq nuk u kujdesen! U tentua të vidhet historia dhe të ndërtohet një e re, pa kujtesë si kompjuterat e përdorur që zarboja shiste dikur.

Çdo shqiptar kujton se, kur firmosej marrëveshja e Asocim Stabilizimit, përfaqësuesit e opozitës socialiste ishin aty, kur Presidenti Bush erdhi në Tiranë, Kryetari i Grupit Parlamentar socialist ishte në pritje, kur hymë në NATO në Samitin e Bukureshtit përfaqësuesit e tij, atje qenë.

Me “zarbo” plotësohen teka, kryhen shërbime, ndyhet politika, zvoglohet Shqipëria, por historia të përgjon, të ndjek dhe të vë vulën e saj.

Së paku mos e nxirr “zarbon” të kërkojë falje, lerë të mendojë se e bëri mirë punën e lakeut. Protokolli nuk është si të shikosh filxhan me Sofkën!

Video