Zjarri në Qeparo, Rama: Zjarrvënësi të dënohet rreptësisht, ta shohë se çfarë e pret në këtë botë!

19 August 2023, 20:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarri në Qeparo, Rama: Zjarrvënësi të dënohet
Edi Rama/ Qeparo/ Zjarr

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur punën e Policisë së shtetit, e cili arrestoi në kohë rekord personin që vuri zjarr mbi Qeparo.

Rama teksa përshëndet punën e policisë, bën thirrje që zjarrvënësit të dënohen rreptësisht, teksa shkruan se ligji parshikon deri në 15 vite burg.

“Djegia e pyjeve është një krim barbar që duhet të ndëshkohet pa mëshirë nga drejtësia, për ta bërë shumë të qartë se çfarë e pret në këtë botë një zjarrvënës, përpara se sa të digjet në ferrin e botës së përtejme”, shkruan Rama ndër të tjera.

Postimi i plotë i Ramës:

Përshëndes Policinë e Shtetit që përsëri reagoi me shpejtësi për kapjen e zjarrvënësit mbi Qeparo, ku zjarri i përhapur edhe nga prania e erës shqetësoi turistët e shumtë në mbrëmje, pasi forca ajrore ishte e detyruar të ndërpriste hedhjen e ujit nga lart si rezultat i errësirës

Reagimet shumë efikase të policisë kanë bërë që me rihapjen e gjykatave, një sërë zjarrvënësish të arrestuar të dalin para gjyqit, ku uroj, shpresoj dhe bëj thirrje që të trajtohen me dënimet më të rrepta, për shkatërrimin e një pasurie të paçmueshme të vënë brez pas brezi, e cila u takon brezave dhe për cënimin e së cilës ligji parashikon deri në 15 vjet burg

Djegia e pyjeve është një krim barbar që duhet të ndëshkohet pa mëshirë nga drejtësia, për ta bërë shumë të qartë se çfarë e pret në këtë botë një zjarrvënës, përpara se sa të digjet në ferrin e botës së përtejme.


Video