VIDEO-LAJM/ Turistët italianë vjedhin jastëkun dhe çarçafët në një hotel në Sarandë!

19 August 2023, 18:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO-LAJM/ Turistët italianë vjedhin jastëkun dhe
Sarandë/ Turist/ Italian

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Sarandë, ku turistët në një hotel kanë vjedhur jastëkun dhe çarçafët.

Denoncimi është bërë në “Sarandaweb”, ku thuhet se turistët italianë kanë vjedhur jastëkun, çarçafët dhe një peshqir.

Video e marrë nga SarandaWeb:

Fillimisht ata nuk kanë pranuar, ndërsa pas kontrollit ka rezultuar se në çantën e tyre ndodheshin edhe sendet e grabitura nga hoteli.

“Ju lutem publikojeni vidion shikoni se si na vjedhin italianët. Vemi të pastrojmë dhomën dhe na mungon jastëku kllëfi i jastëkut, carcafi dhe një peshqir.  I lanë valiçet dhe erdhën t’i marrin ne orë 16 e 30 minuta. Kur u them se mungojnë në dhomë jastëku peshqiri dhe carcafi thanë nuk dime  gjë. Nje cante e kishin marrë me vete kur vajta dhe i thashe sille canten e solli e kontrolluam dhe i gjetem. Nuk u beri fare përshtypje vetëm thanë na falni dhe ne si gjithmon kur kapim hajdutin e falim”, thuhet në denoncim.

Kujtojmë që një tjetër rast me turistët italian u shënua në Berat, ku drekuan në një lokal dhe më pas u larguan pa paguar.

Më pas ka qenë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni që pagoi faturën e katër turistëve italianë.


Video