Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë, humb jetën kalimtari

19 August 2023, 08:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë, humb jetën kalimtari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mbrëmjen e së premtes në Fier.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Buzëmadh.

Automjeti tip “Opel” që drejtohej nga shtetasi O. P., ka aksidentuar shtetasin Nazer Mehmetaj, 84 vjeç, 84 vjeç (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Video