Aplikimet për pasaportë dhe kartë ID, zyrat do qëndrojnë të hapura edhe të shtunave

18 August 2023, 18:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aplikimet për pasaportë dhe kartë ID, zyrat do
Foto ilustruese

Edhe dy të shtunat e ardhshme, zyrat e kompanisë “IdentiTek” do të qëndrojnë të hapura për kryerjen e aplikimeve për pasaportë dhe kartë identiteti.

Vendimi i marrë nga kompania është bërë për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve të shumtë që aplikojnë për rinovimin e tyre teksa ndodhen me pushime në vendlindje.

Njoftimi:

Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për letërnjoftime dhe pasaporta do të jenë të hapura edhe dy të shtunat e ardhshme, me datë 19 dhe 26 gusht.

Kjo për të lehtësuar shërbimin për qytetarët tanë, që kanë ardhur për të pushuar në Shqipëri, e njëkohësisht të ripajisen me dokumente idetifikimi dhe udhëtimi.

Procedura për aplikim për letërnjoftim apo pasaportë ju merr vetëm pak minuta kohë, në zyrën e “IdentiTek”, që ndodhen në zonën ku banoni.

Kuponat i gjeni tek çdo zyrë e Postës Shqiptare.


Video