Zjarri masiv tek pallati pranë spitalit “Nënë Tereza”, të paktën një person i lënduar (VIDEO)

14 Prill 2026, 18:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarri masiv tek pallati pranë spitalit “Nënë Tereza”

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të martë një pallat shumë-katësh në afërsi të spitalit “Nënë Tereza”, ku aty pranë janë dhe konviktet e studentëve të mjekësisë dhe infermierisë.

Deri në këto momente, raportohet për të paktën një person të lënduar. Dyshohet për shkak të asfiksisë. Ai u nxor nga zjarrfikëset përmes shkallëve ndihmëse, pasi ndodhej në katet e sipërme të godinës.


Nuk dihet ende nëse ka persona të tjerë të lënduar, megjithatë, pjesa më e madhe e banorëve janë evakuuar.

Fillimisht flakët përfshin fasadën e pallatit dhe më pas ato u përhapën me shpejtësi.


Zjarri është mjaft agresiv, gjë që ka pasuar në rrëzimin e një pjesë të fasadës së pallatit në vetëm pak minuta.

Në rrezik janë vënë dhe njësitë e tjera të kompleksit të pallateve.

Në vendngjarje sakaq ndodhen shërbime të shumta zjarrfikëse që po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve.

Ajo që bie në sy është fakti që pallati është i ndërtuar viteve të fundit, gjë që mund të vë në diskutim cilësinë dhe sigurinë e banorëve.


Video