Zjarr i madh në një pallat pranë QSUT, flakët rrezikojnë të gjithë kompleksin (VIDEO)

14 Prill 2026, 17:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një zjarr ka rënë në një pallat përballë QSUT.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi në katin e sipërm të godinës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.


Për shkak të përhapjes së flakëve, rrezikohet edhe një pallat ngjitur, duke shtuar rrezikun për të gjithë kompleksin e banimit.

Nuk ka ende të dhëna për persona të lënduar, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.


Video