Zjarr në Tiranë, 42-vjeçari i vë flakën shtëpisë dhe asfiksohet

26 May 2022, 22:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr në Tiranë, 42-vjeçari i vë flakën
Ilustrim

Një 42-vjeçar, i dyshuar me probleme të shëndetit mendor i ka vënë flakën banesës së tij në Tiranë, mbrëmjen e sotme. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Memo Meto”.

Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa. Si pasojë e flakëve, 42-vjeçari Igli Alianji është asfiksuar, ndërsa është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.


Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.05.2022, rreth orës 22:05, në rrugën "Memo Meto", shtetasi I. A., 42 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin banesës së tij.

Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa.

Shtetasi I. A. si pasojë e asfiksisë është dëmtuar dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video