Zjarr i madh në hyrje të Vlorës

21 August 2023, 17:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr i madh në hyrje të Vlorës
Zjarr në Vlorë

Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Vlorës.

Zjarri është përhapur me shpejtësi, favorizuar edhe nga era e fortë dhe ka përfshirë ambientet e një magazine private duke e djegur pjesërisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme. Punonjës të zjarrfikëses së Vlorës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e flakëve duke parandaluar përhapjen në këtë zonë ku ndodhen edhe disa banesa.

 


Video