Nëna dhe vajza e mitur denoncojnë pas 8 vitesh 65 vjeçarin: Abuzoi seks*alisht me vajzën!

21 August 2023, 13:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nëna dhe vajza e mitur denoncojnë pas 8 vitesh 65 vjeçarin:

Një 65 vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur 8 vite më parë.

Në atë periudhë vajza, e cila dyshohet se është përdhunuar, ka qenë 6-vjeçe, denoncimi është bërë nga vetë e mitura dhe nëna e saj në Komisariatin e Policisë Elbasan.

14-vjeçarja dhe nëna e saj kanë kallëzuar se në vitin 2015, shtetasi me iniciale A. S. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën, në shtëpinë e gjyshërve të saj.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin A. S.,  65 vjeç, banues në Elbasan, pasi rreth orës 10:00, të datës 20.08.2023, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, një 14-vjeçare dhe nëna e saj, të cilat kanë kallëzuar se në vitin 2015, shtetasi A. S. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën, në shtëpinë e gjyshërve të saj.

Veprimet procedurale me të miturën janë kryer në prani të nënës së saj, psikologës dhe avokatit. Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për të verifikuar këtë kallëzim”, njofton policia.


Video