Zbulohet shuma e madhe e grabitur nga taksia që kishte ngecur në trafik te ish-"Blloku"

4 October 2024, 17:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet shuma e madhe e grabitur nga taksia që kishte ngecur në
Foto ilustruese

Plot 220 mijë euro janë grabitur nga një taksi në Tiranë, prej dy personave ende të paidentifikuar nga policia.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pranë kryqëzimit të "Librit Universitar".

Mësohet se taksisti sapo kishte marrë paratë nga një pikë e këmbimit valutor dhe ishte nisur për t’i dorëzuar në bankë.

Teksa ka ngecur në trafik për shkak të motit të keq, dy personat i janë afruar taksisë dhe kanë thyer xhamin e pasëm.

Prej aty, grabitësit kanë marrë çantën me plot 220 mijë euro dhe janë larguar.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.


Video