Komisioni antikorrupsion i qeverisë, refuzohet edhe nga KLGJ, pranon vetëm KLP-ja

4 Tetor 2024, 15:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor i është bashkuar institucioneve të drejtësisë që kanë refuzuar pjesëmarrjen në komisionin antikorrupsion të qeverisë së Edi Ramës, i njohur edhe si komisioni “Xhafaj”.

Siç edhe arsyetoi Prokuroria e Përgjithshme, SPAK, Gjykata Kushtetuese, KLGJ thotë se KLGJ janë të hapur për të dhënë opinione por nuk do të dërgojnë përfaqësues të tyre në komision.

Sakaq, ftesën për të marrë pjesë në këtë komision, deri tani e ka pranuar vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

KLP ka vendosur në mbledhjen e së hënës që të caktojë dy anëtare, Arta Mandro anëtare e KLP nga shoqëria civile dhe Vate Staka nga radhët e prokurorëve, në komisionin “Xhafaj”.

Njoftimi i plotë i KLP:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur në mbledhjen e së hënës që të caktojë dy anëtare, Arta Mandro  anëtare e KLP nga shoqëria civile dhe Vate Staka nga radhët e prokurorëve.

Nisur nga zhvillimet e fundit dhe interesimin e medias, ne lidhje me qendrimin e KLP-se mbi Komisionin e Posaçem, ju njoftoj se gjate mbledhjes se dt. 16.08.2024, eshte diskutuar per perfaqesimin e institucionit ne kete komision.

Sic jeni njohur edhe me njoftimin zyrtar te kesaj mbledhjeje,

Eshte diskutuar parimisht, me pas gjate dites se hene, ne mbledhje informale dhe eshte dakordesuar per t’u perfaqesuae me 2 emra; znj. Arta Mandro anetare jo prokurore dhe z. Vate Staka anetar prokuror.

Theksoj ka qene MBLEDHJE INFORMALE.

Qe nga ky moment, nuk ka pasur me zhvillim te metejshem me komisionin.

Ju flm per bashkepunimin dhe pune te mbare.

Video