Po priste dru në mal, humb jetën 53 vjeçari, e zuri pema poshtë

4 October 2024, 12:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po priste dru në mal, humb jetën 53 vjeçari, e zuri pema
Foto ilustruese

Një 53 vjeçar në zonën e Gramshit ka humbur jetën aksidentalisht teksa ishte duke prerë dru në mal, raporton A2.

Ngjarja ka ndodhur në malin Valmar ku shtetasi N. Ç., 53 vjeç, dyshohet se e ka zënë poshtë një pemë të cilën ai e preu me motosharrë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 53-vjeçari ka humbur jetën në spital. Një grup i posaçëm hetimor po

punon për të dokumentuar ligjërisht, rrethanat e këtij rasti. 


Video