U zhvillua seanca në Apelin e Posaçëm për Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes”.
Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 32 vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut.
E pranishme në sallë është prokurorja Doloreza Musabelli, ndërsa vjen përherë të parë në këtë seancë kreu i SPAK Altin Dumani.
Gjithashtu gjyqi ndiqet dhe nga babai i Haxhiut.
Në trupën gjykuese kanë qenë magjistratët Florjan Kalaja, Saida Dollani dhe Ingert Pëllumbi. Seanca u shty pasi mungonte gjyqtari Pëllumbi, për shkak të lejes vjetore. Në këto kushte, është caktuar që seanca e ardhshme të mbahet në datën 9 Tetor, ora 12:00