
Tendera sekretë dhe të mbyllur për mjekësinë, 2 milionë Euro pa ...
19 Prill, 15:22Fokus
Rrebeshet sapo kanë zbritur në zonat qendrore dhe në jug. Parashikohen sasi të mëdha shiu deri në mbrëmje kur gradualisht fillon përmirësimi i situatës.
Në mbrëmje, intensiteti i larte i reshjeve do të sjellë përmbytje në shumë nga zonat urbane.
Konkretisht priten sasi deri 100 mm në qarqet Shkodër, Pukë dhe Lezhë, rreth 70 mm shi në zonat qendrore përfshirë Tiranën dhe po kaq të larta, 70-80mm shi do të bien edhe në zonat jugore duke shkaktuar përmbytje lokale.
Sonte gjatë natës, pakësohen reshjet, por mbeten prezent në sasi të pakta edhe gjatë fundjavës. Java tjetër rikthen stabilitetin e motit në vend.