Strehuan në shtëpi vrasësin e biznesmenit, Gjykata e Apelit lë në burg Julian dhe Andrea Kalemin!

4 Tetor 2024, 14:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Julian dhe Andrea Kalemi, të cilët dyshohet se kanë strehuar në banesë varësin e biznesmenit, Edmond Papa.

RENEA arrestoi më 28 gusht 48-vjeçarin Andrew Bode dhe miqtë e tij që e strehonin në Memaliaj, Julian Kalemi dhe Andrea Kalemi.

Adriatik Kalemi akuzohet për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve, armeve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjuetisë dhe sportive” dhe “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërsa Julian Kalemi akuzohet për “Përkrahje e autorit te krimit”.

Edmond Papa 49 vjeç, u qëllua në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”. 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra.

Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment një nga autorët ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe.

Ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri ndërsa në Tiranë ndodhej për të shoqëruar nënën për disa vizita mjekësore.

Video